Turqia e kundërshton përdorimin e forcës nga fuqitë e huaja kundër Iranit: Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi gjatë një përballjeje me gazetarët në Stamboll se u ka kërkuar homologëve iranianë ta gjejnë brenda kufijve rajonalë zgjidhjen e problemeve të tyre.
“Përpjekjet tona diplomatike lidhur me Iranin do të vazhdojnë; prioriteti ynë është parandalimi i destabilizimit. Irani duhet t’i zgjidhë vetë problemet e tij reale. Ne jemi kundër çdo ndërhyrjeje. U kemi kërkuar autoriteteve iraniane të angazhohen me dosjen bërthamore globale përmes diplomacisë, duke mos humbur asnjë mundësi, në mënyrë që të eliminohen disa probleme strukturore që shkaktojnë vështirësi ekonomike.”, shprehet ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.
Turqia mban marrëdhënie të ngushta me të dyja palët në konflikt, dhe është një nga kundërshtarët më të zëshëm të atij që e cilëson si genocide i Izraelit, i cili është bashkuar me SHBA-të në mbështetje të veprimeve kundër Teheranit. Fidan theksoi se kur një vend ndodhet nën izolim ndërkombëtar, ofrimi i disa shërbimeve ekonomike bëhet i kufizuar.
“Irani ka një popullsi të madhe dhe një shoqëri dinamike. Ka njerëz të arsimuar dhe me një dëshirë shumë të fortë për jetë dhe për pjesëmarrje në jetën shoqërore. Kur një shoqëri e tillë privohet nga disa mundësi, lindin këto lloj problemesh”, shtoi më tej Fidan.
Ne nuk duam të shohim asnjë ndërhyrje këtu, theksoi edhe një herë ai, teksa shtoi se në fakt, deri më tani tek politikat e Trumpit nuk kanë parë ndonjë preferencë të fortë për përdorimin e forcave tokësore.
Top Channel
Burimi: top channel


