turqi britani erdogan pret starmer ne ankara nenshkruhet marreveshja per blerjen e 20 avioneve luftarake 68ffcd32cd407

Turqi–Britani/ Erdogan pret Starmer në Ankara, nënshkruhet marrëveshja për blerjen e 20 avionëve luftarakë

October 27, 2025
min lexim

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje përmes së cilës Turqia i bleu 20 avionë luftarakë, Eurofighter Typhoon, për 8 miliardë funte.

Në korrik, Turqia dhe Britania kishin nënshkruar marrëveshje paraprake për blerjen e 40 avionëve Typhoon, të miratuar nga anëtarët e konsorciumit Eurofighter, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, dhe të përfaqësuar nga kompanitë Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.

Starmer u takua me presidentin turk, Tayyip Recep Erdogan, në Ankara të hënën, për të nënshkruar marrëveshjen.

Turqia po kërkon të përfitojë nga këta avionë luftarakë të avancuar për të mos mbetur mbrapa rivalëve rajonalë si Izraeli, i cili këtë vit ka kryer sulme në të gjithë Lindjen e Mesme.

Turqia, e cila tani po gëzon marrëdhëniet më të ngrohta me Perëndimin në vitet e fundit, ka kërkuar të blejë Eurofighter dhe potencialisht edhe avionë amerikanë F-35, për ta mbështetur flotën e saj të vjetër, e cila përbëhet kryesisht nga avionë F-16.

Evropa është drejtuar gjithnjë e më shumë nga Turqia – e cila e ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është eksportuese e madhe e dronëve luftarakë – për ta forcuar krahun lindor të aleancës dhe për ta mbështetur çdo forcë të ardhshme stabilizimi pas luftës në Ukrainë.

Javën e kaluar, Reuters raportoi me burime se Turqia ishte pranë një marrëveshjeje për të marrë menjëherë 12 avionë Typhoon, megjithëse të përdorur, nga blerësit e mëparshëm, Katari dhe Omani, për t’i përmbushur nevojat e saj urgjente.

Më shumë avionët të rinj nga Britania do të vijnë në vitet e ardhshme. Javën e kaluar, Erdogan i vizitoi Katarin dhe Omanin, pjesërisht për të folur për këtë çështje.

Turqia, e cila dëshiron ta mbushë boshllëkun para se të jenë gati avionët e saj vendas, KAAN, në vitet e ardhshme, hapi bisedimet për marrjen e avionëve Typhoon në vitin 2023.

Vitin e kaluar, Ankaraja siguroi një marrëveshje prej 7 miliardë dollarësh me Uashingtonin për 40 avionë F-16, për të cilët po përballet me vonesa tani.

Sulmet ajrore të Izraelit – fuqisë më të avancuar ushtarake të rajonit, me qindra avionë luftarakë F-15, F-16 dhe F-35 të furnizuar nga SHBA – ndaj fqinjëve të Turqisë si Irani dhe Siria, si edhe ndaj Libanit dhe Katarit, e kanë shqetësuar Ankaranë gjatë vitit të kaluar dhe e kanë bindur ta forcojë mbrojtjen e saj, thanë zyrtarët./ rel


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shfaqje e rralle natyrore mijera kastravece deti pushtojne bregun 68ffcb75d3c8e
Lajmi i mëparshëm

Shfaqje e rrallë natyrore, mijëra kastravecë deti “pushtojnë” bregun

a eshte marre ne pyetje rama per inceneratorin e tiranes dumani flet ne kuvend 68ffd034976bd
Lajmi i radhës

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë