turp izrael turp shba ne shi mijera protestus ne australi pro palestines 688f6d91acafe

‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës

August 3, 2025
1 minut lexim

Këtë të Dielë, një protestë pro-palestineze u zhvillua mbi Urën e Sydney Harbour në Australi,  pas autorizimit të saj nga Gjykata e Lartë vetëm një ditë më parë, në atë që organizatorët e quajtën një vendim “historik”.



Konkretisht, BBC shkruan se dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në Marshimin për Njerëzimin të Dielën, pavarësisht shiut të madh dhe shumë prej tyre mbajnë pankarta me mesazhe drejtuar politikanëve që të ndalojnë luftën.

Siç raportohet mes protesuesve ishte dhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ndërsa të tjerë pjesëmarrës të njohur ishin deputeti federal Ed Husic dhe ish-kryeministri i NSW-së Bob Carr.

“Turp, turp Izrael, turp, turp SHBA,” brohorisnin turmat. “Çfarë duam? Ndërprerje të luftës. Kur e duam? Tani!”

Shumë familje, shumë prej tyre me foshnja të vogla, dolën për të mbështetur demonstratën paqësore. Përballë tyre, të vendosur përgjatë urës, ishin efektivë policie.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kodi i ri penal osbe te gatshem per te ofruar rekomandime 688f6c665c3f5
Lajmi i mëparshëm

Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

thirrjet antishqiptare ne lojen e basketbollit reagon komuna e kumanoves 688f6e094f1dc
Lajmi i radhës

Thirrjet antishqiptare në lojën e basketbollit, reagon Komuna e Kumanovës

Të fundit nga

ShkoLartë