turneu i donald trump ne azi presidenti amerikan zotohet te ule tensionet mes seulit dhe phenianit 6901c5bd77b7c

Turneu i Donald Trump në Azi, presidenti amerikan zotohet të ulë tensionet mes Seulit dhe Phenianit

October 29, 2025
min lexim

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se pret të ketë një “takim të shkëlqyer” me homologun e tij kinez Xi Jinping , pak para se të mbërrijë sot në Korenë e Jugut, ku zhvilloi një drekë pune me Presidentin Lee Jae-myung.

Trump u nis nga Tokio, ku ndodhej për një vizitë dy-ditore, dhe mbërriti sot në qytetin e Koresë së Jugut, Gyeongju, për të marrë pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Duke folur nga Air Force One, Trump tha se pret të ketë një “takim të shkëlqyer” me homologun kinez Xi të enjten, gjatë të cilit “do të zgjidhen shumë çështje”.

“Mendoj se do të arrijmë një rezultat shumë të mirë për vendin tonë dhe për botën, me të vërtetë”, tha presidenti amerikan nga Air Force One.

Trump la të kuptohej se do të ulë tarifat që i ka vendosur Kinës në hakmarrje për mënyrën se si e ka trajtuar krizën e fentanilit në SHBA.

Edhe pse negociatorët në Pekin dhe Uashington pretendojnë se kanë arritur një “kornizë” për një marrëveshje, mbetet për t’u parë nëse Trump dhe Xi, të cilët nuk janë takuar ballë për ballë në gjashtë vjet, do të finalizojnë një armëpushim në luftën tregtare dypalëshe që ka bërë që tregjet të bien ndjeshëm dhe të ndërpresin zinxhirët e furnizimit.

Megjithatë, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se “nuk është i sigurt” nëse do të diskutojë me Xi çështjen delikate të Tajvanit, një ishull i pretenduar nga Pekini.

Duke folur në një konferencë të liderëve të biznesit nga vendet e ASEAN-it para se të takohej me Lee-n, Trump tha se një marrëveshje tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut do të finalizohej “shumë shpejt”, megjithëse zyrtarët nga të dyja palët ishin më të kujdesshëm.

Të dy aleatët njoftuan një marrëveshje në fund të korrikut që i lejoi Seulit të shmangte tarifat më të larta të SHBA-së, pasi ranë dakord të bënin 350 miliardë dollarë investime të reja në Shtetet e Bashkuara. Por bisedimet mbi këto investime kanë ngecur.
Nga ana e tij, Trump premtoi të ndihmojë në “zgjidhjen” e problemeve të Koresë së Jugut me fqinjin e saj verior.

Të dy Koretë janë teknikisht në luftë që kur nënshkruan një armëpushim në vitin 1953, jo një traktat paqeje.

“Ne do të punojmë shumë me Kim Jong Un-in dhe të gjithë për të zgjidhur problemet, sepse kjo ka kuptim”, theksoi presidenti amerikan, duke shpjeguar se nuk kishte arritur të “gjente kohën e duhur” për t’u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Stacioni i tretë

Koreja e Jugut është ndalesa e tretë e Trump në turneun e tij aziatik.

Nga Malajzia, ai njoftoi një sërë marrëveshjesh tregtare dhe mori pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi midis Kamboxhias dhe Tajlandës.

Në c, ai mori lëvdata nga kryeministrja e parë femër e Japonisë, Sanae Takaichi, ndërsa përshëndeti angazhimin e saj për të përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes së vendit të saj dhe për të nënshkruar marrëveshje mbi tregtinë dhe metalet e rralla.

Përveç kësaj, SHBA-të dhe Japonia publikuan një listë të projekteve amerikane në të cilat duan që kompanitë japoneze të investojnë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lajmi i fundit tjetersim i pronave ne zonen e lezhes leshohen 10 urdher arreste mes tyre zyrtare dhe police 6901c5435df60
Lajmi i mëparshëm

LAJMI I FUNDIT/ Tjetërsim i pronave në zonën e Lezhës, lëshohen 10 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

kishin rene dakord per nje armepushim deshtojne bisedimet e paqes mes afganistanit dhe pakistanit 6901c7658c521
Lajmi i radhës

Kishin rënë dakord për një armëpushim, dështojnë bisedimet e paqes mes Afganistanit dhe Pakistanit

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë