turizmi ne shqiperi ekspertja e biznesit tregon situaten qe i ndodhi ne jug sikur ia kishim borxh ne 68671449dbea8

Turizmi në Shqipëri, ekspertja e biznesit tregon situatën që i ndodhi në jug: Sikur ia kishim borxh ne…

July 4, 2025
min lexim

Turizmi, një sektor në zhvillim e sipër në vendin tonë, i lakmuar njëkohësisht, e shumë i promovuar nga qeveria shqiptare por dhe vendasit.

Por çfarë shkon dhe nuk shkon me turizmin në Shqipëri? Pikërisht kjo është tema e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Arbana Murra, eksperte e zhvillimit të biznesit në Spanjë, ka bërë ndryshimin e turizmit me shtetin spanjoll dhe atë shqiptar.

Sipas saj, Shqipëria ka tre elementë të mira, bujaria, mikpritja dhe çmimet e lira të ushqimeve bio. Nga ana tjetër, edhe pse mikpritja është një virtyt i mirë dhe i dallueshëm tek shqiptarët, ndodh që tek disa biznese në vend, në rastin që mori Murra, në jug, punonjësit nuk janë asnjëherë të buzëqeshur.

“Dukej sikur ja kishim për borxh ne këtë”, u referua një rasti ekspertja e biznesit.

Blendi Fevziu: Çfarë është gjëja që të ka befasuar më shumë në Shqipëri vitet e fundit? Për mirë, jo për keq, se pastaj do të pyes për keq.

Arbana Murra: Për mirë, bujaria dhe mikpritja. Bujaria, për shembull, të bën përshtypje, se në Spanjë, nëse të mungon edhe 10 cent, do ta thyejnë 50 euro, e do t’i marrin 10 cent. Këtu më ka ndodhur disa herë, që për shembull nuk kam pasur 100 lekë (të vjetra), edhe ka thënë “s’ka gjë”. Unë jam kthyer, e ka thënë “lëre, lëre”.

Blendi Fevziu: Këtë e ka gjithë Mesdheu. Këtë e ka edhe Greqia, ta bën dhe Italia.

Arbana Murra: Nuk e di, në Spanjë nuk më ka ndodhur. Gjë tjetër e mirë, është peisazhi, siç u përmend. Peisazhet natyrore magjepsese. Ushqimi material prima. Në Spanjë, kushton shumë më shumë, të gjesh ushqime cilësore. Domëthënë, lënda e para me të cilën gatuhet, të jetë aq e mirë dhe kaq e lirë në krahasim me Spanjën.

Blendi Fevziu: Është e lirë në krahasim me Spanjën?

Arbana Murra: Patjetër. Nëse do të blesh domate kaq me të mira, me shije tamam domate, është shumë më shtrenjtë se sa Shqipëria.

Blendi Fevziu: Po gjëja që të bie në sy për keq?

Arbana Murra: Ti përmende buzëqeshjen. Unë, sapo jam kthyer nga jugu, ishte menaxherja e një hoteli, por që nuk qeshej kurrë. Ishte shumë e çuditshme. Dukej sikur ia kishim për borxh ne këtë…

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtare kur diplomacia behet propagande ambasadori meidani ne sherbim te partive politike 686703a6103a1
Lajmi i mëparshëm

Zyrtare/ Kur diplomacia bëhet propagandë: Ambasadori Meidani në shërbim të partive politike

nikaj arrin akordin me klubin polak 686714c12d03a
Lajmi i radhës

Nikaj arrin akordin me klubin polak

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë