Ksamili, nje nga perlat e Rivieres shqiptare, terheq shume turiste te huaj, nje pjese e te cileve rikthehen aty per te disaten here. Bukuria e brigjeve dhe plazhi ne kete zone, sherbimi dhe mikpritja jane nder gjerat qe vleresojne te huajt ne Ksamil
Këto dy familje nga Rumania pushimet verore po i kalojnë në Ksamil. Ivashko erdhi në Shqipëri pak kohë më parë për të konkuruar në një garë fitnesi, por shija e mirë që i la vendi ynë e riktheu sërish këtu. Këtë herë së bashku me familjen dhe miqtë e saj për të shijuar bregdetin e jugut.
Në vijën e gjatë të rivierës, Ksamili mbetet i preferuari i tyre.
“Jam Ivashko Adina, 43 vjec nga Rumania. Jam trajnere fitnesi dhe kam palestren time se bashku me bashkëshortin. Kam fituar cmime ne gjithë Europën dhe gjithashtu në Shqipëri fitova kupën e botës. Kjo ishte arsyeja që më solli për herë të parë këtu dhe mbeta e mahnitur nga ky vend.”
Rrjetet sociale e ndihmuan të zbulonte më shumë për Shqipërinë.
“Erdha në Shqipëri kur konkurova në Tirane dhe me pas pashë në Tik Tok video të Sarandes dhe Ksamilit, pas kësaj thamë pse jo, erdhem për pushime dhe na pelqeu, eshte hera e dyte qe kemi ardhur edhe me miqte tane dhe u kemi treguar njerzve per kete ekperience dhe bukuri. Me siguri do te vijme edhe vitin tjeter.”
Plazhet me ujëra të kristalta janë arsyeja kryesore se përse janë dashuruar me Ksamilin, ndërsa ëmimet u duken shumë konkuruese krahasuar me vendet e tjera ku janë pushuar.
“Emri im eshte Andrea Vashko dhe vij nga Rumania. Atmosfera ne plazh eshte shume e mire. Na pëlqen deti, është shumë i pastër, dalim me jetski, kalojmë shumë bukur këtu. Do t’ua sugjeroj miqve të mi për vitin tjeter.
“Ksamili është shume i bukur. Eshte hera e katërt në Shqipëri. Muzika, deti, njerezit çdo gjë është shumë mire, duhet te vini ne Ksamil!”
“Kam ardhur këtu me familjen time dhe miqtë e mi. Po e shijoj këtë plazh kaq të bukur dhe jam shume e lumtur nese do te vija ketu çdo vit.”
“Çmimet nuk jane të larta, ne kemi qene ne disa vende ne Europe, Greqi, Malta etj, dhe cmimet kane qene me te shtrenjta nga ketu.”
Sezoni turistik në Ksamil është në kulmin e tij, me turistë besnik që rikthehen e të rinjë e vizitojnë për herë të parë.
“Per mua eshte viti i pare ketu, por ka njerez qe vijne ketu prej 13 vjetesh si klient besnik, jemi bere miq, jane shume te kenaqur dhe mezi presin ta bejne pushimin ketu. Shumica e turistave jane te rinj…”
Turizmi patriotik nuk mbetet pas në Ksamil, strukturat turistike janë të përgatitura për të mikpritur më shumë shqiptar të dissporëë e Kosoves në ditët e fundit të gushtit.
“Ne vazhdim presim shqipetar te diaspores, te kosoves nuk mungojne asnjehere, por edhe shume te huaj. Mendoj qe ne vazhdim sezoni do te jete me te njejtin ritem madje edhe me ngritje.”
Për natyrën, detin, gastronominë, turizmin detar dhe natyrën, Ksamili vazhdon te jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të pushuesve shqiptarë dhe të huaj, të të gjitha moshave.
Burimi: botasot.info


