turistet po priten me automatik collaku kritikon aksionin ne theth 6872b97d4015f

“Turistët po priten me automatik”, Çollaku kritikon aksionin në Theth

July 12, 2025
1 minut lexim

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit të shembjes së objekteve të ndërtuara pa leje nga ana e IKMT-së, ka pasur përplasje deri në hedhjen e molotovëve dhe nxjerrjen e armëve nga policia.

Çollaku deklaroi në A2 CNN, se kryeministri Edi Rama ka ngjallur frikë tek të huajt që vizitojnë vendin tonë, përmes këtij aksioni.

“Turistë të lemerisur dhe kujtojnë se kanë ngatërruar vend. Kanë prenotuar në Shqipëri dhe janë në një zonë lufte. Ne flasim për një vend ku ekziston ligji dhe shteti, jo në një vend ku ekziston individi dhe çdo gjë tjetër është derivat, i veprimeve, orekseve dhe mesazheve të tij”.

“Këtu kjo lloj dhune që rrezikon ytë agravojë, nuk e di çfarë imazhi mund të kemi kur policë me automatik i drejtohen banorëve shqiptarë sigurisht. Turistë të lemerisur dhe kujtojnë se kanë ngatërruar vend, kanë prenotuar në Shqipërinë dhe kujtojnë se janë në një zonë lufte”.  

“Jo vetëm në Theth por unë besoj se kjo do të jetë një goditje për turizmin në të gjithë Shqipërinë, sipas humorit mëngjesor të kryeministrit, i cili është i pashëndetshëm edhe në periudhën paszgjedhore me rezultatin e tij euforik, sepse ka të tjera ekuilibra, të tjera ngjarje, të tjera dosje të rëndësishme, ku ortakë të tij qeveritar, të kabinetit të ministrave, deputetë, kryebashkiakë, janë atje dhe janë në prag hekurash”, u shpreh Çollaku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qoku bdi dhe danella arsovska po nxisin tensione panik ne mesin e integristeve 6872ab3194c2b
Lajmi i mëparshëm

Qoku: BDI dhe Danella Arsovska po nxisin tensione, panik në mesin e integristëve

kroos per guler duhet ta kete te qarte 6872b9f45df1e
Lajmi i radhës

Kroos për Guler: Duhet ta ketë të qartë

Të fundit nga

ShkoLartë