tubimi i listes serbe me mesazhe nacionaliste dhe jokushtetuese 694967202384f

Tubimi i Listës Serbe me mesazhe nacionaliste dhe jokushtetuese

December 22, 2025
1 minut lexim

Tubimi parazgjedhor i mbajtur te dielën me 21 dhjetor në Ranillug,  në të cilin morën pjesë përfaqësues të Listës Serbe, kandidatë për deputetë, si dhe simpatizantë të partisë, nisi me intonimin e himnit të Serbisë.

Të pranishmëve iu drejtua kryetarja e komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, e cila me fjalim nacionalist dhe kundërkushtetues theksoi se Serbia është mbështetja kryesore e serbëve në Kosovë, duke iu drejtuar Kosovës me termin antikushtetues “Kosova dhe M…”

Duke aluduar në institucionet e Kosovës ajo ka pretenduar se “kur shumëkush përpiqet t’i dëmtojë serbët”, të njëjtit “i kthehen shtetit të vet, Serbisë”.

“Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuar mysafirë, përfaqësues të Listës Serbe, ‘Kosova dhe Metohija’ ka qenë gjithmonë tokë vuajtjeje, por edhe tokë shprese. Është vendi ku u ngritën shenjtëroret dhe manastiret më të bukura serbe, vendi ku janë zhvilluar, por edhe sot zhvillohen, betejat më të mëdha për liri të popullit. Në këto kohë të vështira, kur shumëkush përpiqet të na dëmtojë, të na thyejë dhe të na ndajë, ne i kthehemi shtetit tonë, duke e ditur se nuk jemi vetëm, se jemi pjesë e një populli, e një shpirti, e një Serbie”, ka pretenduar ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dosja akshi jemi spak u duhet te vish me ne hyr ne makine zbardhet deshmia e biznesmenit me vune kapucin ne koke por nuk dinin te vendosnin prangat 694966c3aafdb
Lajmi i mëparshëm

Dosja AKSHI/ “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë, por nuk dinin të vendosnin prangat

rrethanat e paqarta vlojne thashethemet pse moska hesht per tregtarin serb te armeve qe vdiq ne rusi 694967352e2ed
Lajmi i radhës

Rrethanat e paqarta, ‘vlojnë’ thashethemet – pse Moska hesht për tregtarin serb të armëve që vdiq në Rusi?

Të fundit nga

ShkoLartë