tsunami qenushi qe shpetoi mbi 40 jete pas termeteve katastrofike ne venezuele 6a42ab8681b55

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

June 29, 2026
1 minut lexim

Quhet Tsunami dhe është kthyer në simbol të shpresës pas tërmetit që goditi Venezuelën më 24 qershor. Ky qen 9-vjeçar i rracës Border collie ndihmoi ekipet e shpëtimit të gjenin më shumë se 40 persona të mbijetuar, të bllokuar nën rrënoja, gjatë gjashtë ditëve të kërkimeve.



Trajneri i saj, Jorge Beens, e cilësoi qenin “mishërim të qëndresës”, ndërsa tregoi se vetëm gjatë një dite Tsunami kontribuoi në shpëtimin e 13 personave. Një ditë më herët kishte ndihmuar në gjetjen e të paktën 30 të tjerëve.

Historia e Tsunamit është po aq e veçantë sa edhe puna e saj. Nëntë vite më parë qenushi ishte endacak dhe i keqtrajtuar. Qenushi  u shpëtua nga shoqata Aproa, pasi jetonte në kushte të vështira dhe ishte keqtrajtuar. Më pas iu besua Jorge Beens, themelues i Qendrës së Trajnimit të Ekipeve Kinologjike për Ndërhyrje në Fatkeqësi (K-Sar Ecid), ku u stërvit për kërkim-shpëtim.

Që prej asaj kohe, Tsunami ka marrë pjesë në disa misione ndërkombëtare, mes tyre edhe pas tërmetit në Turqi në vitin 2023.

Edhe në Venezuelë ajo punoi pa u ndalur mes rrënojave, por përpjekja pati koston e saj. Pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit, qeni u dërgua te veterineri për të marrë trajtim për dehidrim dhe plagët që kishte pësuar në putra gjatë kërkimeve.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shoferi i terbuar me veture e shkaterroi pemen ne tetove 6a42998e597af
Lajmi i mëparshëm

Shoferi i “tërbuar” me veturë e shkatërroi pemën në Tetovë

themelorja do te vendose me 1 korrik per te ndalurit ne gazimestan 6a42b0128b621
Lajmi i radhës

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Të fundit nga

ShkoLartë