trusti vjen me nje njoftim per kontribuuesit 696f8687cb1de

Trusti vjen me një njoftim për kontribuuesit

January 20, 2026
1 minut lexim

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025 për të gjithë kontribuuesit.

Sipas njoftimit, pasqyrat po dërgohen fillimisht përmes emailit për ata kontribuues që FKPK ka adresa elektronike, ndërsa në ditët në vijim do të nisë edhe shpërndarja me postë.

“Për këtë vit, numri i pasqyrave që po shpërndahen me email është 455,692, ndërsa me postë do të dërgohen 167,177 pasqyra vjetore,” thuhet në njoftimin e FKPK-së.

Fondi rikujton se mënyra më e mirë për të monitoruar kursimet pensionale në baza ditore është regjistrimi në portalin eTrusti, i cili mund të aksesohen në: online.trusti.org.

Gjithashtu, pasqyra e llogarisë mund të shkarkohet edhe përmes platformës eKosova, në seksionin “Kontributet dhe pensioni”. Ky proces synon që çdo kontribues të ketë informacion të qartë dhe të përditësuar mbi kursimet e tij pensionale për vitin 2025.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pajisjet respiratore nuk funksionuan shefi i reanimacionit per nderprerjen e energjise ne qsut dritat iken ne 2018 transferimi filloi pas 25 minutash 696f862369f63
Lajmi i mëparshëm

Pajisjet respiratore nuk funksionuan, shefi i Reanimacionit për ndërprerjen e energjisë në QSUT: Dritat ikën në 20:18, transferimi filloi pas 25 minutash

forumi i davos von der leyen eshte koha per te ndertuar nje evrope te re dhe te pavarur 696f86986e6f8
Lajmi i radhës

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Të fundit nga

ShkoLartë