truri i trafikut te droges gjkko jep vendimin ja me sa vite burg denohet robert myftari 68f262b5c0b86

“Truri” i trafikut të drogës, GJKKO jep vendimin, ja me sa vite burg dënohet Robert Myftari

October 17, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për çështjen penale nr. 36/1 të vitit 2019 ndaj të pandehurit Robert Myftari, i akuzuar për një sërë veprash penale të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe veprimtarinë kriminale të organizuar.

Pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procesit me rregullat e gjykimit të zakonshëm, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, vendosi shpalljen fajtor të Myftarit për veprat penale:
-“Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë;

-“Grupi i strukturuar kriminal”;

-“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, Gjykata vendosi bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar Robert Myftarin me 10 vite burgim. Vuajtja e dënimit do të nisë nga dita e arrestimit të tij për këtë procedim penal, dhe ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, në zbatim të Ligjit nr. 81/2020.

Gjykata gjithashtu vendosi konfiskimin e një mjeti lundrues të tipit gomone, të regjistruar fillimisht në emër të të pandehurit, dhe më pas në emër të shtetasit M.D., djali i të bashkëpandehurit Ilirjan Duçellari. Gomonia ishte sekuestruar nga policia shqiptare në nëntor 2015 me një ngarkesë prej rreth 800 kg lëndë narkotike dhe do të kalojë në favor të shtetit shqiptar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i butelit kostovski i con selam hoxhes se xhamise se butelit 68f26157e2a34
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Butelit Kostovski i çon “selam” hoxhës së xhamisë së Butelit

manchester united pa martinezin ndaj liverpool it 68f263158a1a9
Lajmi i radhës

Manchester United pa Martinezin ndaj Liverpool-it

Të fundit nga

ShkoLartë