trupi iu gjet i dekompozuar ne fshatin mollas policia e korces identifikon viktimen dhe zbardh ngjarjen 68b1e663494a2

Trupi iu gjet i dekompozuar në fshatin Mollas, Policia e Korçës identifikon viktimën dhe zbardh ngjarjen

August 29, 2025
1 minut lexim

Komisariati i policisë Kolonjë zbardh ngjarjen ku u gjet një kufomë thuajse e dekompozuar në fshatin Mollas.

Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.

Mësohet se ditën e sotme është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75-vjeçar, i cili banonte në qytetin e Korçës. Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.

Pas analizave shkencore u konfirmua edhe identiteti i 75-vjeçarit. Islam Fixha dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit, konkretisht nga humbja e kujtesës (skleroza) dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në fshatin Mollas të Kolonjës. Nga ana e policisë së Kolonjës, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova fuqizon bashkepunimin per zhvillim urban te qendrueshem ndaj ndryshimeve klimatike 68b1e5c109cef
Lajmi i mëparshëm

Kosova fuqizon bashkëpunimin për zhvillim urban të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike

paralajmerimi si te mbroheni nga mashtrimi i ri qe synon perdoruesit e gmail ne google 68b1e68f13223
Lajmi i radhës

Paralajmërimi/ Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë