trupat ukrainase perparojne drejt summyt ukraina po zhvillojme operacione ushtarake ne oleksiivka dhe yunakivka 68a0fd6725a7a

Trupat ukrainase përparojnë drejt Summyt/ Ukraina: Po zhvillojmë operacione ushtarake në Oleksiivka dhe Yunakivka

August 16, 2025
1 minut lexim

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka dhënë një përditësim të fundit mbi zhvillimet në fushën e betejës, me fokus në rajonin verior të Sumy-t, që kufizohet me Rusinë.

Sipas deklaratës zyrtare, aktualisht po zhvillohen operacione ushtarake në zonat Oleksiivka dhe Yunakivka, pranë vijës së frontit në pjesën veriore të vendit.

Forcat ukrainase raportojnë përparim të dukshëm në drejtim të North-Slobozhansk, me një avancim që varion nga 1 deri në 2.5 kilometra në territorin e kontrolluar më parë nga forcat ruse.

Rajoni i Sumy-t kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë, një zonë ku vitin e kaluar u befasua pati një ofensivë të papritur ukrainase, gjatë së cilës disa pjesë u morën përkohësisht nga forcat e Kievit, por më pas u rimorën nga Moska.

Që nga muaji prill, Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj në këtë zonë. Presidenti Vladimir Putin kishte paralajmëruar krijimin e të ashtuquajturave “zona sigurie” përgjatë kufirit, për të ofruar mbrojtje shtesë për rajonet ruse që kufizohen me Kharkiv, Sumy dhe Chernihiv.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video kane fillon te mesohet me trofe sulmuesi anglez tund rrjeten ne triumfit e bayern it ne superkupen e gjermanis shenon edhe diaz 68a0fc742c179
Lajmi i mëparshëm

Video/ Kane fillon të “mësohet” me trofe, sulmuesi anglez tund rrjetën në triumfit e Bayern-it në Superkupën e Gjermanis, shënon edhe Diaz

vlen kercova ne kembe pas fatmir limanit 68a0fecc958c8
Lajmi i radhës

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

Të fundit nga

ShkoLartë