trumpi kerkon zyrtarisht faljen e netanyahut 6914cd49c4c9d

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

November 12, 2025
1 minut lexim

Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, ku i kërkohet të shqyrtojë dhënien e faljes për kryeministrin Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur zyra e Herzog të mërkurën.



Netanyahu është përballur me një gjyq të gjatë për korrupsion dhe Trumpi ka kërkuar vazhdimisht falje për aleatin e tij të ngushtë. Netanyahu i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

“Ndërsa unë respektoj absolutisht pavarësinë e sistemit izraelit të Drejtësisë dhe kërkesat e tij, besoj se kjo ‘çështje’ kundër Bibit, i cila ka luftuar përkrah meje për një kohë të gjatë, përfshirë edhe kundër kundërshtarit shumë të ashpër të Izraelit, Iranit, është një ndjekje penale politike dhe e pajustifikuar”, ka thënë Trumpi në letrën e ndarë nga zyra e Herzog.

Zyra ka thënë se kushdo që kërkon një falje presidenciale duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Edhe gjatë vizitës së Trumpit në Izrael në tetor, ai i kishte kërkuar Herzogut të falte kryeministrin në një fjalim para parlamentit në Jerusalem.

Netanyahu është paditur në vitin 2019 në tri raste, duke përfshirë akuzat për marrjen e dhuratave nga biznesmenët, në vlerë mbi 200 mijë dollarë.

Pavarësisht rolit kryesisht ceremonial të presidencës izraelite, Herzog ka autoritetin për të falur kriminelët e dënuar në rrethana të pazakonta.

Megjithatë, gjyqi i Netanyahut, i cili filloi në vitin 2020, nuk ka përfunduar ende dhe ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Netanyahu e ka cilësuar përvojën e tij ligjore si një gjueti shtrigash të krahut të majtë që synon rrëzimin e një udhëheqësi të zgjedhur të krahut të djathtë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

veliaj ne burg rama kushtetuesja ti jape mundesine te beje detyren 6914cc144ba7c
Lajmi i mëparshëm

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

alarmi per bombe del te jete i rreme 6914ce2e47d8b
Lajmi i radhës

​Alarmi për bombë del të jetë i rremë

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë