trumpi i jep hamasit afat deri te dielen per ta pranuar planin per gazen 68e00b589946e

Trumpi i jep Hamasit afat deri të dielën për ta pranuar planin për Gazën

October 3, 2025
min lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për ta pranuar planin e tij për të ardhmen e Gazës, duke e paralajmëruar se “do të shpërthejë gjithë ferri” për të, nëse s’e pranon.

Hamasi është grup militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

“Duhet të arrihet një marrëveshje me Hamasin deri të dielën në mbrëmje në orën gjashtë [18:00], sipas kohës së Uashingtonit”, shkroi Trumpi të premten në rrjetet sociale.

“Çdo vend është pajtuar! Nëse kjo marrëveshje përfundimtare nuk arrihet, do të shpërthejë ferri kundër Hamasit, ashtu siç askush nuk e ka parë deri më sot”, paralajmëroi Trump.

Kur u pyet nëse grupi i tij e ka përgatitur një përgjigje përfundimtare për planin e Trumpit për Gazën, një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters të enjten natën: “Ende jo, po zhvillohen diskutime intensive”.

Zyrtari tha se Hamas ka zhvilluar bisedime me ndërmjetësues arabë, me Turqinë dhe me fraksione palestineze për të formësuar “përgjigjen palestineze”.

Trump kishte thënë të martën se do t’i jepte Hamasit tri deri në katër ditë për ta pranuar dokumentin me 20 pika, i cili i kërkon grupit të çarmatoset, një kërkesë që ai më parë e ka hedhur poshtë.

Plani përcakton armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.

Presidenti amerikan, i zemëruar gjithnjë e më shumë nga dështimi për ta arritur një armëpushim, e përshkroi Hamasin si “kërcënim të dhunshëm dhe pamëshirshëm në Lindjen e Mesme”, që nxiti hakmarrje të ashpër për sulmin e tij të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump tha se militantët e mbetur të Hamasit në Gazë janë të rrethuar dhe “do të gjurmohen dhe vriten” nëse nuk arrihet marrëveshje, dhe paralajmëroi “palestinezët e pafajshëm” që të largohen drejt zonave të sigurta të Gazës, pa shpjeguar se cilat janë zona të sigurta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apple mund te lancoje syzet e para inteligjente ne vitin 2026 68e00b0f7d625
Lajmi i mëparshëm

​Apple mund të lançojë syzet e para inteligjente në vitin 2026

sulmi ne sinagoge ne mancester deshmitari pashe te keqen dhe urrejtjen tek autori 68e00d0b65147
Lajmi i radhës

Sulmi në sinagogë në Mançester, dëshmitari: Pashë të keqen dhe urrejtjen tek autori

Të fundit nga

ShkoLartë