trump zgjatet armepushimi shba iran 69e85c0017542

Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran

April 22, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të zgjasin armëpushimin me Iranin, me kërkesë të Pakistanit, dhe do të vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane. Po ashtu Trump ka theksuar se armëpushimi me Tehranin do të vijojë deri kur të paraqitet një propozim nga pala tjetër, që i jep fund konfliktit. 



Në një reagim në rrjetet sociale, shefi i Shtëpisë së Bardhë bën me dije: “Bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është seriozisht e përçarë, jo në mënyrë të papritur, dhe me kërkesë të marshal Asim Munir dhe Kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, na është kërkuar të pezullojmë sulmin tonë ndaj Iranit deri në kohën kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të mund të dalin me një propozim të unifikuar. Prandaj, unë kam urdhëruar Ushtrinë të vazhdojë Bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme dhe e aftë, dhe për këtë arsye do ta zgjas armëpushimin deri në kohën kur propozimi i tyre të paraqitet dhe negociatat të përfundojnë, në një mënyrë ose në një tjetër.”

Statusi i bisedimeve SHBA-Iran kishte qenë i paqartë, ndërsa armëpushimi aktual pritej të skadonte këtë javë. Zëvendëspresidenti JD Vance nuk u nis për në Islamabad siç pritej të martën, duke qëndruar në Uashington.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

binaj nuk do jete me kandidat i pd ne tirane grida duma per garen ne kryeqytet te ps emrin perfundimtar do e jape rama 69e825a7538d8
Lajmi i mëparshëm

“Binaj nuk do jetë më kandidat i PD në Tiranë”, Grida Duma për garën në kryeqytet: Te PS emrin përfundimtar do e japë Rama

sot mblidhen 9 komisione te kuvendit ne agjende projektligje te shumta 69e85cf8d3f0b
Lajmi i radhës

Sot mblidhen 9 komisione të Kuvendit, në agjendë projektligje te shumta

Të fundit nga

ShkoLartë