Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara gjatë një fjalimi para ligjvënësve republikanë në një resort në Miami, ku u prit me duartrokitje ndërsa në sfond dëgjohej kënga e njohur “Proud To Be An American”.
Në fjalimin e tij, Trump u ndal fillimisht te çështjet e brendshme, por përmendi edhe një operacion ushtarak që sipas tij ishte “afatshkurtër” dhe kishte për qëllim të “heqë qafe disa njerëz shumë të këqij”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, ai lavdëroi fuqinë e forcave të armatosura amerikane dhe rolin e tyre në konfliktet e fundit.
“Sa e mirë është ushtria jonë?”, pyeti ai turmën. “E rindërtova ushtrinë… Nuk mendoja se do të më duhej ta përdorja kaq shumë në mandatin tim të dytë”.
Trump thotë se lufta kundër Iranit është ‘gati e përfunduar’
Duke folur për operacionin e quajtur Epic Fury dhe situatën me Iran, Trump dha pak detaje, por theksoi se operacionet po zhvillohen me sukses nga pikëpamja ushtarake.
Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me Izraelin.
“Së bashku me partnerët tanë izraelitë, ne po e shkatërrojmë armikun…“, tha ai.
Trump shtoi se situata politike në Iran mbetet e paqartë, duke deklaruar se “tani askush nuk ka asnjë ide se kush janë njerëzit që do të jenë kreu i vendit”, duke lënë të kuptohet se zhvillimet e ardhshme mund të ndikojnë në drejtimin e konfliktit.
Burimi: botasot.info


