trump viziton ne britanine e madhe me pelqen kryeministri juaj 688400b21504e

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

July 26, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar, duke prekur tema si njohja e shtetit palestinez nga Emmanuel Macron, marrëveshjet tregtare me Europën dhe takimin e afërt me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer.



I pyetur për vendimin e presidentit francez Macron për të njohur shtetin e Palestinës, Trump zgjodhi të mos reagojë ashpër: “Kjo është ajo që ai bën, është në dorën e tij, jo në dorën time”, u shpreh Trump, duke shtuar se e respekton Macronin, pavarësisht dallimeve.

Ndërkohë, duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje tregtare mes SHBA-së dhe BE-së, Trump tha se “ka një shans 50-50”, duke mos ndryshuar qëndrimin që ka shprehur më parë për këtë çështje të ndjeshme ekonomike.

Por më shumë entuziazëm shfaqi kur u pyet për Kryeministrin e Britanisë, Sir Keir Starmer: “Më pëlqen Kryeministri juaj, është pak më liberal se unë, por është njeri i mirë. Ai arriti të mbyllë një marrëveshje tregtare që kishin 12 vite që po e diskutonin. Është një marrëveshje e mirë për Mbretërinë e Bashkuar,”tha Trump, duke konfirmuar gjithashtu se pritet të takojë Starmerin të premten në mbrëmje.

Në konferencën për shtyp, Trump u pyet gjithashtu për rastin e Ghislaine Maxwell dhe dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein, çështje që kanë ndjekur Trumpin edhe gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Ajo po flet me një njeri shumë të zgjuar dhe shumë të mirë, Todd Blanch,” tha Trump.

Ai shtoi se nuk ka ndjekur nga afër zhvillimet dhe se shumë njerëz po i kërkojnë të shprehet për një falje të mundshme për Maxwell, por: “Ky nuk është momenti për të folur për falje. Jo tani,” përfundoi ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfshihet nga zjarri nenstacioni i ibes ossh stakon energjine ne disa zona 6883ff860e77b
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

mpb 69 vjecarit nga pallcishti i tetoves i eshte demtuar vetura nga nje plumb qorr 6884012a0a0e0
Lajmi i radhës

MPB: 69 vjeçarit nga Pallçishti i Tetovës i është dëmtuar vetura nga një “plumb qorr”

Të fundit nga

ShkoLartë