trump vizite treditore ne japoni testi i pare diplomatik per kryeministren e re 68f8ad43f1a0a

Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re

October 22, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të vizitojë Japoninë për tre ditë duke filluar nga e hëna e ardhshme, në atë që do të jetë edhe testi i parë diplomatik për kryeministren e re Sanae Takaichi.



Ky është udhëtimi i parë i Trump në Japoni në gati gjashtë vjet dhe sipas analistëve, ky rast ka rëndësi simbolike dhe strategjike për kryeministren Takaichi, e konsideruar trashëgimtare politike e ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili ndërtoi një marrëdhënie të fortë personale me Trump gjatë mandatit të tij të parë, midis viteve 2017 dhe 2021.

Gjatë vizitës tre-ditore, Trump do të takohet gjithashtu me Perandorin Naruhito dhe në një konferencë për shtyp, Shefi i Shtabit Minoru Kihara e quajti mbërritjen e presidentit amerikan “një mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme për të forcuar më tej aleancën midis dy kombeve aleate”, duke theksuar se qeveria e Takaichi-t e mirëpret vizitën “me mirënjohje të sinqertë”.

Trump, i cili u rikthye në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë në janar, udhëtoi për herë të fundit në Japoni në vitin 2019 për të marrë pjesë në samitin e G20 në Osaka.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si e ka kaluar sarkozy naten e pare ne qeli avokati i ish presidentit francez zbulon detaje ka bere sport dhe ka nisur te shkruaje librin e tij 68f8a90714a44
Lajmi i mëparshëm

Si e ka kaluar Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit francez zbulon detaje: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

investime ne leter si po shtremberohen te dhenat e projekteve komunale ne kosove 68f8ae3be7cc6
Lajmi i radhës

​”Investime në Letër”: Si po shtrembërohen të dhënat e projekteve komunale në Kosovë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë