trump vendos tarifa ndaj be se kater shtete kerkojne kundermasa dhe negociata 6873479b21344

Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

July 13, 2025
min lexim

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të importuara në SHBA, duke i bërë thirrje BE-së të përshpejtojë përgatitjet për kundërmasa, negociata “pragmatike” dhe një “marrëveshje të drejtë”.

Trump njoftoi se tarifat do të zbatohen për shumicën e mallrave të BE-së të importuara në SHBA nga 1 gushti.

E njëjta përqindje vlen edhe për Meksikën.

Presidentja e Komisionit Evropian njoftoi se KE do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme.

“Ne mbetemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht. Në të njëjtën kohë, ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë marrjen e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme”, tha Ursula von der Leyen.

“Bashkimi Evropian mbetet i fortë, i bashkuar dhe i gatshëm për të mbrojtur interesat e tij”, tha presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

“Tarifat janë taksa. Ato nxisin inflacionin, krijojnë pasiguri dhe pengojnë rritjen ekonomike. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete të forta tregtare në të gjithë botën”, shtoi ai.

“Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përgatitjet për kundërmasat pasi SHBA kërcënoi me tarifa prej 30% për mallrat e BE-së”, tha presidenti i Francës.

“Më shumë se kurrë, i takon Komisionit të tregojë vendosmërinë e Unionit për të mbrojtur interesat evropiane”, shtoi Emmanuel Macron.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë e Gjermanisë i bëri thirrje BE-së për negociata “pragmatike” me SHBA-në pas kërcënimeve nga Donald Trump.

“Tani i takon BE-së, në kohën e mbetur, të negociojë në mënyrë pragmatike një zgjidhje me SHBA-në”, tha Katherina Reiche.

“Komisioni Evropian ka mbështetjen tonë në këtë qasje”, shtoi ministrja gjermane.

“Është thelbësore të qëndrojmë të përqendruar në negociatat tregtare me SHBA-në dhe të shmangim polarizimin e mëtejshëm”, tha zyra e kryeministres italiane.

Giorgia Meloni është e bindur se mund të arrihet një “marrëveshje e drejtë” për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

“Njoftimi i SHBA-së për të vendosur tarifa mbi mallrat e BE-së nga 1 gushti është shqetësues dhe jo rruga përpara”, tha kryeministri holandez Dick Schoof.

“Si BE, ne duhet të mbetemi të bashkuar dhe të vendosur për të arritur një zgjidhje të dobishme reciprokisht me SHBA-në”, shtoi ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare ndodh nese hedh karburantin e gabuar ne veture 6873475f0079d
Lajmi i mëparshëm

Çfarë ndodh nëse hedh “karburantin” e gabuar në veturë?

moti sot me diell dhe i
Lajmi i radhës

Moti sot: Me diell dhe i nxehtë

Të fundit nga

ShkoLartë