trump vendos sanksione ndaj naftes ruse kishte ardhur koha 68fa370402a73

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

October 23, 2025
min lexim

Jo takim, por sanksione. Presidenti amerikan nuk priti shumë para se të kalonte nga biseda miqësore telefonike me Putinin, ku u planifikua një takim mes të dyve në Budapest, në qasjen e ashpër të sanksioneve.



Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të shënjestronin dy kompanitë më të mëdha të naftës në Moskë, Rosneft dhe Lukoil, në një përpjekje për të shtuar presionin ndaj Rusisë për të negociuar një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

“Për të qenë i sinqertë, e vetmja gjë që mund të them është se sa herë që flas me Vladimirin zhvillojmë biseda të mira, por më pas ato nuk çojnë asgjëkundi. Ndjeva se ishte momenti për sanksione, kemi pritur shumë. Mendova se do ta zgjidhnim shumë më herët se konfliktin në Lindjen e Mesme”, deklaroi Trump.

Njoftimin, Trump e bëri pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar negociatat e paqes. Duke folur krah shefit të aleancës, ai kritikoi Putinin për faktin se nuk po tregohej serioz për paqen dhe tha se shpresonte që sanksionet të cilat i quajti të tmerrshme, do të shtynin drejt një zgjidhjeje.

Rutte mbështeti përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës: “Sot u fokusuam kryesisht tek mënyrat se si mund t’i japim fund luftës. Çfarë mund të bëj unë, çfarë mund të bëjë NATO për të mbështetur vizionin e presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe vrasjeve në Ukrainë. E mbështes plotësisht dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionimi i dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, ishte një përpjekje për të dëmtuar aftësinë e Moskës për të financuar makinerinë e luftës. Lëvizja ndërmerret një ditë pasi Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se planet për një takim me Putinin në Budapest do të pezulloheshin deri në një moment të pacaktuar.

Ai tha se nuk donte të humbiste kohën kot, teksa ishte e bërë e qartë se Rusia nuk do të pranonte propozimin për të ngrirë luftën në vijat aktuale të betejës. Më herët, gjatë së mërkurës Moska goditi Ukrainën me një valë intensive bombardimesh që shkaktuan të paktën 7 viktima, përfshirë fëmijë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkepunonin me inteligjencen ruse policia britanike arreston 3 persona ne londer 68fa32c8bfef7
Lajmi i mëparshëm

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

psikologet nese ju lendojne fjalet dhe veprimet e te tjereve faji eshte i juaji 68fa3913c29bd
Lajmi i radhës

Psikologët: nëse ju lëndojnë fjalët dhe veprimet e të tjerëve, faji është i juaji

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë