Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar që një afat deri të enjten, më 27 nëntor, është i përshtatshëm për qeverinë ukrainase për t’iu përgjigjur planit më të fundit të paqes për Ukrainën.
”Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po funksionojnë, zakonisht afatet zgjaten. Por, të enjten, mendojmë se është një kohë e përshtatshme”, tha Trump sot duke folur sot në Fox News Radio.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u njoh dje me planin.
Ai tha sot në mëngjes se ”plani e lë Ukrainën përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë: ose humbje dinjiteti ose rreziku për të humbur një partner kyç”, duke iu referuar kështu Shteteve të Bashkuara.
Zelensky tha se ”Kievi do të punojë ngushtë me Uashingtonin për të gjetur zgjidhje dhe për të eksploruar alternativa”.
Burimi: botasot.info


