trump tregon se si do te gjunjezohej putini 68cd5e178e8df

Trump tregon se si do të ‘gjunjëzohej’ Putini

September 19, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka treguar se si mund të gjunjëzohet presidenti rus, Vladimir Putin.

Lideri amerikan ka deklaruar se është “shumë i thjesht” rrëzimi i diktatorit rus, gjejgjësisht “nëse çmimi i naftës bie, Putini do të dorëzohet, nuk do të ketë zgjidhje tjetër, ai do të largohet nga ajo luftë”.

Ai më pas iu referua vendeve evropiane që po blejnë naftë nga Rusia, duke thënë “nuk mund ta bëni këtë”, raporton skynews.

“Jam i gatshëm të bëj gjëra të tjera, por jo kur njerëzit për të cilët po luftoj po blejnë naftë nga Rusia”, shtoi Trump.

“Nëse çmimi i naftës bie, shumë thjesht, Rusia do të përfundojë konfliktin”, theksoi 79-vjeçari.

Trump më parë tha se lufta në Ukrainë do të përfundojë nëse të gjitha vendet e NATO-s ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia.

Sipas Qendrës për Kërkimin mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Turqia ka qenë blerësi i tretë më i madh i naftës ruse që nga viti 2023, pas Kinës dhe Indisë, ndërsa edhe vende si Hungaria dhe Sllovakia po blejnë furnizime energjie nga Moska. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presionet ndaj gjykatave gjyqtaret anti korrupsion i kerkojne ild qe te mos pranoje cdo lloj hetimi per gjyqtaret 68cd5da90813e
Lajmi i mëparshëm

Presionet ndaj gjykatave, gjyqtarët anti-korrupsion i kërkojnë ILD që të mos pranojë çdo lloj hetimi për gjyqtarët

pushimet ne itali u iu shnderruan ne makth turisti rumun arrestohet gabimisht dhe ben 1 muaj burg kishte emrin e njejte me nje person ne kerkim 68cd5fc5e4539
Lajmi i radhës

Pushimet në Itali u iu shndërruan në makth, turisti rumun arrestohet gabimisht dhe bën 1 muaj burg, kishte emrin e njëjtë me një person në kërkim

Të fundit nga

ShkoLartë