trump thote se jemi me afer se kurre me pare me paqen ne ukraine 69409d65ba481

Trump thotë se ‘jemi më afër se kurrë më parë’ me paqen në Ukrainë

December 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë në një ceremoni dhënieje medaljesh në Zyrën Ovale, por ka filluar duke folur për përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Mendoj se jemi më afër se kurrë më parë tani”, tha ai, transmeton “Sky news”.

“Patëm një bisedë shumë të mirë një orë më parë me udhëheqësit evropianë që përfshinin luftën me Rusinë dhe Ukrainën. Patëm një diskutim shumë të mirë, gjërat duket se po shkojnë mirë, por e kemi thënë këtë për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan u pyet nëse ka folur kohët e fundit me Vladimir Putinin.

“Po, kam folur”, përgjigjet Trump, pa dhënë më shumë detaje.

Ai vazhdon të thotë se gjërat kanë “shkuar mjaft mirë”.

“Po kemi mbështetje të jashtëzakonshme nga udhëheqësit evropianë, edhe ata duan ta përfundojnë“, shtoi ai.

“Në këtë moment, Rusia dëshiron ta përfundojnë. Problemi është se të gjithë duan ta përfundojnë dhe pastaj papritmas nuk do ta bëjnë. Duhet t’i bëjmë të gjithë të kuptojnë, por mendoj se kjo po funksionon një bisedë shumë e mirë“, tha për fund.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grok po perhap perseri informacione te pasakta kete here ne lidhje me te shtenat ne sidnei te australise 69409cf4991a1
Lajmi i mëparshëm

Grok po përhap përsëri informacione të pasakta, këtë herë në lidhje me të shtënat në Sidnei të Australisë

video edhe ne 45 grade celsius qyteti me i ftohte ne bote funksionon normalisht 69409f0580966
Lajmi i radhës

Video/ Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht

Të fundit nga

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor vijon të mbetet në pozicion kritik, pavarësisht reformave dhe progresit që po ndërmerren në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Instituti gjerman, “Aspen”, i cili në qendër të punës
ShkoLartë