trump tha se do te kete shkembim territoresh ukraine rusi vjen reagimi i zelenskyt 6896fc3390a89

Trump tha se do të ketë shkëmbim territoresh Ukrainë-Rusi, vjen reagimi i Zelenskyt

August 9, 2025
1 minut lexim

Në një deklaratë të fortë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se çdo vendim që merret pa pjesëmarrjen e Ukrainës është një akt kundër paqes dhe se këto vendime janë të destinuara të dështojnë.

“Janë vendime të vdekura; nuk do të funksionojnë kurrë”, tha ai.

Lideri ukrainas nënvizoi gjithashtu se përgjigjja për çështjen territoriale të Ukrainës është e qartë dhe e garantuar në Kushtetutën e vendit, duke theksuar se askush nuk do të tërhiqet nga kjo dhe as nuk ka mundësi.

“Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesve,” deklaroi presidenti.

Këto fjalë vijnë në një kohë kur diskutimet ndërkombëtare për statusin e territoreve të diskutueshme vazhdojnë, duke theksuar qëndrimin e palëkundur të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë ditës së djeshme se do të ketë shkëmbim territoresh mes Ukrainës dhe Rusisë për të ndalur luftën 3-vjeçare. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

google deshiron qe perdoruesit te mesojne me gemini jo ta perdorin per te mashtruar 6896fbf7d305e
Lajmi i mëparshëm

Google dëshiron që përdoruesit të mësojnë me Gemini, jo ta përdorin për të mashtruar

bujar osmani kater prioritetet kryesore per cairin nga kaosi urban deri te krimi i organizuar 6896ff7b15351
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Katër Prioritetet Kryesore për Çairin – Nga kaosi urban deri te Krimi i Organizuar

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë