Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po tërheq pjesë të forcave federale për zbatimin e ligjit të imigracionit në Minnesota, pasi autoritetet shtetërore dhe lokale ranë dakord të bashkëpunojnë duke dorëzuar emigrantët e arrestuar, tha të mërkurën zyrtari për çështjet kufitare, Tom Homan, sipas AP.
Nga rreth 2,700 oficerë federalë të dislokuar në Minnesota, rreth 700 do të tërhiqen menjëherë, ndërsa rreth 2,000 të tjerë do të mbeten për të vazhduar operacionet, tarnsmeton KosovaPress.
Homan sqaroi se tërheqja e plotë do të ndodhë vetëm pasi të ndalet ndërhyrja ndaj oficerëve federalë gjatë arrestimeve dhe bllokimet e rrugëve që pengojnë operacionet. Ai nuk dha një afat kohor se kur mund të përfundojë operacioni në Minnesota pas javësh trazirash në qytetet Minneapolis dhe St. Paul, sidomos pas vrasjes së protestuesit Alex Pretti, i dyti nga të shtënat fatale të shkaktuara nga oficerët federalë në Minneapolis.
Burimi: botasot.info


