trump terheq 700 agjente federale te imigracionit nga minneapolis 6983c388e3c91

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

February 5, 2026
1 minut lexim

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i kufirit” Tom Homan në një konferencë për shtyp, sipas të cilit  se tërheqja e pjesshme do të lërë 2,000 agjentë të agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjentë të tjerë federalë në qytet.



Ai shtoi se çdo tërheqje e mëtejshme e agjentëve varet nga bashkëpunimi i zbatimit të ligjit vendas dhe komunitetit më të gjerë.

Homan u zgjodh për të drejtuar operacionin në Minneapolis pas protestave kundër të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti, nga agjentët federalë në janar.

Në dhjetor, Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi një valë agjentësh federalë të imigracionit në Minesota, si pjesë e një goditjeje ndaj imigracionit të paligjshëm në SHBA.

Rreth 2,000 agjentë nga agjencia e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjenci të tjera federale u vendosën në Minneapolis që nga 14 janari, thanë zyrtarët, si dhe 800 agjentë shtesë të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (CBP) të SHBA-së, përfshirë stafin e Patrullës Kufitare.

Homan u rekrutua për të drejtuar operacionin në Minneapolis pas protestave masive kundër të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë – Renee Good dhe Alex Pretti – nga agjentët federalë në Minesota në janar.

Në përgjigje, Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, dhe Kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, kërkuan që agjentët federalë të zbatimit të ligjit për imigracionin të largohen tërësisht nga rajoni i kryeqytetit të shtetit, ndërsa Trump tha se administrata e tij “do të ulë pak tensionet”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zv kryeministri i pare bekim sali reformat prioritare kyce per perparimin drejt bashkimit evropian 6983c32209497
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Reformat prioritare kyçe për përparimin drejt Bashkimit Evropian

ash refuzimi i provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe eshte diskriminim institucional 6983c97f2e3f7
Lajmi i radhës

ASh: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është diskriminim institucional

Të fundit nga

ShkoLartë