trump takohet me kryebashkiakun e nju jorkut mamdan zbulon detaje nga bisedimet 69a0d40ad4e0c

Trump takohet me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Mamdan zbulon detaje nga bisedimet

February 27, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump u takua të enjten me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Zohran Mamdani ku diskutuan për çështjen e strehimit. Mandani e cilësoi takimin produktiv dhe shtoi se mezi pret të ndërtojë më shumë banesa në qytetin e Nju Jorkut.

“Pata një takim produktiv me Presidentin Trump këtë pasdite”, postoi Mamdani në X së bashku me një imazh të tij duke qëndruar në Zyrën Ovale pranë Trump.

Mamdani postoi në X se kishte folur me Trumpin në telefon në lidhje me studentin e Kolumbias të ndaluar të enjten në mëngjes, pasi agjentët federalë të imigracionit dyshohet se përdorën mashtrim për të hyrë në një ndërtesë banimi në kampus.

“Në takimin tonë të mëparshëm, ndava shqetësimet e mia në lidhje me studenten e Kolumbias, Elaina Aghayeva, e cila u ndalua nga ICE këtë mëngjes”, shkroi Mamdani. “Ai sapo më ka informuar se ajo do të lirohet së shpejti.”

Takimi vjen disa ditë pasi Trump e përmendi kryetarin e bashkisë duke e quajtur atë një “djalë të mirë”. Mamdani u përgjigj gjatë një konference për shtyp të mërkurën, duke thënë se sa herë që të dy flasin, gjithmonë përqendrohen në mënyrën se si ta mbajnë qytetin në ecje përpara.

Takimi i së enjtes nuk u njoftua paraprakisht nga zyra e asnjërit prej udhëheqësve. Gjatë takimit të tyre të fundit, Trump e lavdëroi shumë Mamdanin, duke thënë se kishin mjaft të përbashkëta. Të dy folën për pasuritë e paluajtshme, debatuan për kodin e ndërlikuar të zonimit dhe menduan se si ta bindnin një gjigant të shërbimeve të ulte tarifat e energjisë elektrike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bologna nottingham dhe celta bejne detyren 69a0d3447a581
Lajmi i mëparshëm

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

ndryshimet ne qeveri deputeti balliu riformatimi i kabinetit qeveritar nuk i zgjidh hallet e shqiptareve 69a0d4da48706
Lajmi i radhës

Ndryshimet në Qeveri, deputeti Balliu: Riformatimi i kabinetit qeveritar nuk i zgjidh hallet e shqiptarëve

Të fundit nga

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

Janë përfunduar takimet e fundit për play-off-in në Europa dhe Conference League në futboll.  Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të
ShkoLartë