trump synon biznes me mosken dhe kievin pas perfundimit te luftes 6addf1c1ebe42

Trump synon biznes me Moskën dhe Kievin pas përfundimit të luftës

October 25, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja synon të rikthejë bashkëpunimin ekonomik si me Ukrainën, ashtu edhe me Rusinë, pas përfundimit të luftës.

Duke folur para gazetarëve në Florida, përpara nisjes drejt Xhorxhias, Trump theksoi se një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit do të krijonte mundësi për rikthimin e marrëdhënieve tregtare me të dyja vendet.

“Do të dëshironim të riktheheshim në një situatë ku Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje, në mënyrë që të mund të bëjmë biznes me të dyja”, deklaroi Trump.

“Sigurisht që do të bëjmë biznes si me Ukrainën, ashtu edhe me Rusinë, pasi kjo luftë të përfundojë”, shtoi presidenti amerikan.

Deklaratat e Trump vijnë në kuadër të interesit të Uashingtonit për rivendosjen e lidhjeve ekonomike pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

Megjithatë, normalizimi i marrëdhënieve tregtare me Rusinë do të varet edhe nga zhvillimet diplomatike dhe regjimi i sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata ne kryeqytet pas dhunes se te shtunes jeta ne tirane vazhdon normalisht 6addf1bb811b1
Lajmi i mëparshëm

Situata në kryeqytet/ Pas dhunës së të shtunës, jeta në Tiranë vazhdon normalisht

parashutistet britanike dhe franceze zhvillojne stervitje te madhe ushtarake ne gjermani 6addf21e86ffd
Lajmi i radhës

Parashutistët britanikë dhe francezë zhvillojnë stërvitje të madhe ushtarake në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë