trump sillet sikur eshte mbret moderatori i njohur amerikan tirania po lulezon 694db603978fd

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

December 26, 2025
min lexim

Moderatori i njohur amerikan i talk show-ve, Jimmy Kimmel, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke paralajmëruar për rritjen e fashizmit në Shtetet e Bashkuara, në një fjalim drejtuar publikut britanik me titull “Mesazhi Alternativ i Krishtlindjeve”.



Mesazhi u transmetua në Channel 4 ditën e Krishtlindjeve dhe u përqendrua në ndikimin e mandatit të dytë të Trump, për të cilin Kimmel tha se sillet “sikur të ishte mbret”.

“Nga këndvështrimi i fashizmit, ky ka qenë një vit shumë i mirë,” u shpreh ai. “Tirania po lulëzon këtu.”

Channel 4 e nisi traditën e transmetimit të një mesazhi alternativ të Krishtlindjeve në vitin 1993, si kundërpeshë ndaj fjalimit tradicional të monarkut britanik. Sipas kanalit, mesazhi synon të ofrojë reflektime personale dhe provokuese mbi ngjarjet kryesore të vitit.

Kimmel ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Trump, veçanërisht pas rikthimit të emisionit të tij “Jimmy Kimmel Live!” në shtator, pasi ABC e kishte pezulluar përkohësisht pas polemikave mbi komentet e tij lidhur me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk. Trump e kishte përshëndetur pezullimin, duke e quajtur “lajm të madh për Amerikën”, madje duke kërkuar shkarkimin edhe të moderatorëve të tjerë të natës.

Ngjarja nxiti shqetësime të gjera mbi lirinë e shprehjes dhe të shtypit, ndërsa qindra figura të njohura të Hollivudit dhe industrisë së argëtimit u bënë thirrje amerikanëve të “luftojnë për të mbrojtur të drejtat kushtetuese”. Emisioni u rikthye në transmetim më pak se një javë më vonë.

Duke iu drejtuar audiencës britanike, Kimmel tha se një “mrekulli e Krishtlindjeve” kishte ndodhur në shtator, kur miliona njerëz – përfshirë edhe ata që nuk e pëlqenin emisionin e tij – dolën në mbështetje të lirisë së fjalës.

“Ne fituam, presidenti humbi dhe tani jam sërish në ekran çdo natë duke i dhënë politikanit më të fuqishëm në botë kritikat që i meriton,” tha ai.

Channel 4 ka ftuar më herët figura të diskutueshme për të mbajtur këtë mesazh alternativ, përfshirë sinjalizuesin Edward Snowden dhe ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Kimmel paralajmëroi se heshtja e kritikëve nuk është diçka që ndodh vetëm në Rusi apo Korenë e Veriut, duke theksuar se edhe SHBA-ja po përballet me sfida serioze demokratike. Ai u bëri thirrje britanikëve të mos heqin dorë nga marrëdhënia me SHBA-në, duke thënë se vendi “po kalon një periudhë të vështirë”.

“Në Shtetet e Bashkuara, ne po shkatërrojmë si në kuptimin figurativ ashtu edhe literal strukturat e demokracisë sonë – nga media e lirë, te shkenca, mjekësia dhe pavarësia e gjyqësorit,” tha Kimmel, duke iu referuar edhe punimeve në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë. “Jemi në një gjendje të keqe dhe e dimë që kjo po ju prek edhe ju. Thjesht desha të them: na vjen keq.”

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ankaraja hedh poshte bashkepunimin trepalesh te mbrojtjes akuzon greqine per shkelje te hapesires ajrore mbi egje 694db1c5c1bc2
Lajmi i mëparshëm

Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje

hamza premton zero per qind tatim per pagat deri ne 400 euro 694db6ee7ff94
Lajmi i radhës

Hamza premton zero për qind tatim për pagat deri në 400 euro

Të fundit nga

Ajri në Prishtinë shënon përmirësime

Prishtina sonte radhitet në mesin e vendeve me cilësi më të mirë të ajrit. Sipas  të dhënave të fundit të pulbikuar nga  ‘IQ Air’,  cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës është
ShkoLartë