trump shton presionin dhe nuk terhiqet hapesira ajrore e venezueles duhet te konsiderohet e mbyllur 692b1669236dc

Trump shton presionin dhe nuk tërhiqet: Hapësira ajrore e Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur

November 29, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur.

Ky paralajmërim i lëshuar më 29 nëntor shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes Trumpit dhe Nicolas Maduros të Venezuelës.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, “ju lutem konsiderojeni HAPËSIRËN AJRORE MBI DHE PËRRETH VENEZUELËS SI TË MBYLLUR PLOTËSISHT”.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera për këtë çështje.

Deklarata vjen në kohën kur administrata e Trumpit po shton presionin ndaj Venezuelës me një dislokim të madh ushtarak në Karaibe, që përfshin aeroplanmbajtësen më të madhe në botë.

Uashingtoni thotë se synimi është frenimi i trafikut të drogës, por Karakasi këmbëngul se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i regjimit në Venezuelë.

Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër më shumë se 20 anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor që nga fillimi i shtatorit, duke vrarë më shumë se 80 persona.

Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i fushatës dhe dislokimit ushtarak.

The New York Times raportoi të premten se dy udhëheqësit kishin folur me telefon javën e kaluar dhe kishin diskutuar për një takim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.

Raportimet për bisedën telefonike midis Trumpit dhe Maduros doli një ditë pasi presidenti amerikan tha se së shpejti do të nisin operacionet tokësore për të ndaluar trafikun e drogës nga Venezuela, duke rritur edhe më shumë tensionet me Karakasin./REL


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina sulmon me dron rajonin rus rostov 692b14b451cb2
Lajmi i mëparshëm

​Ukraina sulmon me dron rajonin rus Rostov

punimet ne kanalin iber lepenc kru prishtina njofton se disa zona jane pa furnizim me uje 692b1ba1e86fb
Lajmi i radhës

Punimet në kanalin Ibër-Lepenc, KRU Prishtina njofton se disa zona janë pa furnizim me ujë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë