trump shpall gjendje emergjente ne uashington del personalisht patrullon me policine 68a793159b499

Trump shpall gjendje emergjente në Uashington – del personalisht patrullon me policinë

August 21, 2025
min lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet.

Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë të fshehtë vendndodhjen dhe orarin e daljes së tij, por gjithsesi konfirmoi se do të jetë fizikisht i pranishëm në terren, së bashku me policinë dhe forcat ushtarake, raporton cnn.

“Dhe unë do të dal sonte. Po e mbaj sekret. Por do të dal. Ti je i vetmi që e di. Ti dhe dëgjuesit e tu të shumtë. Ke një emision të shkëlqyer. Nga rruga, shumë të suksesshëm, nëse nuk e ke dëgjuar. Por mendoj se sonte do të dal me policinë dhe, sigurisht, me ushtrinë. Kështu që do ta kryejmë punën. Garda Kombëtare është madhështore. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh 79-vjeçari.

Ai e lavdëroi Gardën Kombëtare për reagimin e tyre profesional dhe përkushtimin ndaj ruajtjes së rendit dhe sigurisë, duke e cilësuar atë si “të jashtëzakonshme” në detyrat e saj.

Pak më herët gjatë ditës, Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington D.C., pas rritjes së ndjeshme të kriminalitetit në qytet, i cili kohët e fundit është bërë një nga shqetësimet më të mëdha për banorët dhe autoritetet lokale. Si pjesë e masave të marra, ai urdhëroi dislokimin e 800 trupave të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në kontrollin e situatës në terren dhe për të siguruar rendin publik.

Kjo lëvizje e paprecedentë vjen në një kohë kur çështjet e sigurisë dhe krimit po zënë një vend të rëndësishëm në debatin politik amerikan, sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Trump, i cili synon një rikthim në Shtëpinë e Bardhë, po përpiqet të pozicionojë veten si një lider i fortë që i jep prioritet sigurisë kombëtare dhe mbështetjes për forcat e rendit.

Ndërkohë, autoritetet lokale në Uashington nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me praninë e Trumpit në rrugë dhe bashkëpunimin e tij të drejtpërdrejtë me forcat e sigurisë. Megjithatë, masa të shtuara sigurie pritet të jenë në fuqi gjatë natës, si për të garantuar rendin publik, ashtu edhe për të mbrojtur vetë presidentin. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne kodrat e fshatit drashovice te selenices flaket perhapen nga era e forte 68a792a7dfe48
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë

momenti i brojes po afron trajneri i burnley t ka bere nje pune shume te mire mund te grumbullohet kete fundjave 68a793d151884
Lajmi i radhës

Momenti i Brojës po afron, trajneri i Burnley-t: Ka bërë një punë shumë të mirë, mund të grumbullohet këtë fundjavë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë