trump shkarkon bordin federal te arteve pergjegjes per sallen e vallezimit ne shtepine e bardhe 69026e75e918d

​Trump shkarkon bordin federal të arteve përgjegjës për sallën e vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë

October 29, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar gjashtë anëtarët e një agjencie federale të pavarur përgjegjëse për shqyrtimin e sallës së tij të vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë dhe planifikimin e “Harkut të Trump” në Uashington.

Washington Post raporton se të gjithë anëtarët e Komisionit të Arteve të Bukura u shkarkuan të martën.

“Në emër të presidentit Donald J. Trump, po ju shkruaj për t’ju informuar se pozicioni juaj si anëtar i Komisionit të Arteve të Bukura përfundon, me efekt të menjëhershëm”, shkruhej në një e-mail të dërguar njërit prej komisionarëve, i cili u mor nga Washington Post, raporton KosovaPress.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për Guardian se po përgatiten të emërojnë një listë të re anëtarësh në komision që janë më të përafruara me politikat Amerika e Para e presidentit Trump.

Komisioni i Arteve të Bukura u krijua në vitin 1910 dhe ka për detyrë “të jep këshilla nga ekspertë për Presidentin, Kongresin dhe qeveritë federale dhe të Distriktit të Kolumbisë për çështje të dizajnit dhe estetikës”.

Fusha e tij përfshin shqyrtimin e projekteve të propozuara për memoriale dhe ndërtesa qeveritare të reja ose të rinovuara, dhe komisioni synon të përbëhet nga ekspertë në art, arkitekturë dhe dizajn urban. Nuk ka asnjë tregues se kë planifikon të emërojë Trump në komision.

Më parë këtë muaj, Trump zbuloi planet për një hark të madh pranë Urës Memoriale të Arlingtonit në Uashington. Dizajni imiton Harkun e Triumfit në Paris, por me një Zonjë të Lirisë të artë në majë. Trump tha se dizajni mund të jetë “i vogël, i mesëm, i madh”, por shtoi: “Më pëlqen ai i madhi”.

Trump përgatitet të ndërtojë edhe një sallë vallëzimi prej 300 milionë dollarësh, të financuar nga donatorë të pasur. Gati dy të tretat e amerikanëve nuk e miratojnë planin e Trump për sallën e vallëzimit, sipas një sondazhi të Yahoo/YouGov të publikuar të martën. Rreth 25% e miratojnë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shefi i openai me 2026 presim qe ai te beje zbulime te vogla nga 2028 a zbulime te medha 69026e3d65565
Lajmi i mëparshëm

Shefi i OpenAI: Më 2026 presim që AI të bëjë zbulime të vogla – nga 2028-a zbulime të mëdha

izraeli ndalon kryqin e kuq te takoje te burgosurit palestinez ministri i mbrojtjes vizita te tilla do te rrezikonin sigurine kombetare 69027026c41bb
Lajmi i radhës

Izraeli ndalon “Kryqin e Kuq” të takojë të burgosurit palestinez, ministri i Mbrojtjes: Vizita te tilla do të rrezikonin sigurinë kombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë