trump shba se nuk i nevojitet marreveshje me iranin 6af65581d0b29

Trump: SHBA-së nuk i nevojitet marrëveshje me Iranin

November 13, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se Shteteve të Bashkuara nuk u nevojitet një marrëveshje me Iranin. Në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se i ka kërkuar zëvendëspresidentit JD Vance që ta përqendrojë gjithë vëmendjen te ajo që i cilësoi si krime dhe korrupsion në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët.

“Nuk na nevojitet marrëveshje me Iranin. Ato ditë kanë kaluar prej kohësh. Ne i kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe kemi edhe Ngushticën e tyre!”, shkroi Trump në rrjetet sociale, duke iu referuar Ngushticës së Hormuzit.

Trump tha gjithashtu se i ka kërkuar Vance-it të përqendrohet në luftimin e mashtrimeve të pretenduara në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët.

“Buxheti ynë mund të balancohet shpejt nëse korrigjohen këto aktivitete kriminale në shkallë të gjerë. KORRUPSIONI është në gjakun e udhëheqjes demokrate!”, shkroi presidenti amerikan.

Ndërkohë, gazeta “Wall Street Journal”, duke iu referuar burimeve anonime, raportoi dje se JD Vance po shqyrton mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë me sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei.

Sipas gazetës, takimi mund të jetë pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të rifilluar bisedimet me Teheranin dhe për t’i dhënë fund luftës me Iranin.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kusari ne web summit rruga e kosoves drejt be se eshte e pakompromis 6af6551fd24f1
Lajmi i mëparshëm

Kusari në Web Summit: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis

tragjedia ne dubai 20 vjecari vdes pasi i shperthen kokaina ne stomak nena dhe njerku perballen me akuzen e rende 6af655b7b57a2
Lajmi i radhës

Tragjedia në Dubai/ 20-vjeçari vdes pasi i shpërthen kokaina në stomak, nëna dhe njerku përballen me akuzën e rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë