trump shba ka goditur me shume se 7 mije objektiva ne te gjithe iranin 69b880db2332c

Trump: SHBA ka goditur më shumë se 7 mijë objektiva në të gjithë Iranin

March 17, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë ku ka folur për luftën në Iran.



Ai tha se operacionet ushtarake amerikane vijuan me forcë të plotë gjatë ditëve të fundit, shkruan Sky News.

“Ato janë zhdukur, Forcat Ajrore janë zhdukur, Marina është zhdukur, shumë anije janë fundosur. Radari i tyre është zhdukur dhe udhëheqësit e tyre janë zhdukur, përveç kësaj, ata po ia dalin mjaft mirë”, tha ai.

Ai thotë se SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjithë Iranin.

“Ne kemi arritur një reduktim prej 90% në lëshimet e raketave balistike dhe një reduktim prej 95% në sulmet me dronë”, shtoi presidenti.

Sipas Trump, më shumë se 100 anije detare iraniane janë fundosur ose shkatërruar gjatë një jave e gjysmë të fundit.

Trump nënvizoi gjithashtu se SHBA-të kanë shkatërruar më shumë se 30 anije minuese, ndërsa pretendon se aftësia e Iranit me dronë po “po bie afër zeros”, pa dhënë prova të mëtejshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

te merkuren alternativa mbledh kuvendin e partise elezi nuk e pengojme rrugen e vlen it jemi autoret e unifikimit 69b880644fd7d
Lajmi i mëparshëm

Të mërkurën Alternativa mbledh kuvendin e partisë, Elezi: Nuk e pengojmë rrugën e VLEN-it, jemi autorët e unifikimit

ministria e energjetikes mbi 4 000 amviseri do te munde brenda 30 diteve ti terheqin vauceret e tyre per instalimin e klimave inverter 69b886b707e16
Lajmi i radhës

Ministria e Energjetikës: Mbi 4.000 amvisëri do të mundë brenda 30 ditëve t’i tërheqin vauçerët e tyre për instalimin e klimave inverter

Të fundit nga

ShkoLartë