trump sfidon maduron dergon lufteanije dhe nendetese berthamore ne karaibe 68b1b4856ae2c

Trump sfidon Maduron/ Dërgon luftëanije dhe nëndetëse bërthamore në Karaibe

August 29, 2025
1 minut lexim

Përshkallëzohen tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës. Washingtoni zyrtar ka dërguar  një grup prej 7 luftëanijesh ushtarake në Karabinet jugore si dhe një nëndetëse  bërthamore të aftë për të kryer sulme të shpejta. Qëllimi Kryesor sipas zyrtarëve amerikanë është përballimi nga kërcënimet  Karteleve tëdrogës së Amerikës Latine.



Vetë Trump e ka bërë lutën kundër karteleve të drogës e një prioritet të Qeverisë së tij.Ndërsa anijet e Gardës Bregdetare dhe Marinës amerikane operojnë rregullisht në Karaibet Jugore, ky përforcim është dukshëm më i madh se  vendosjet normale ushtarake.

Një zyrtar amerikan që foli për kushtet e anonimatit për mediat ndërkombëtare tha se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se regjimi I Maduros nuk është qeveria legjitike e Venezuelës dhe se është një kartel Narko terrorizmi.

Administrata  e Donald Trump njoftoi më herët përgjatë këtij viti se kishte dyfishuar shpërblimin në 50 milionë dollarë për këdo të jepte informacione mbi arrestimin e Maduros.

Administrata Trump ka shpallur kartelin Sinaloa të Meksikës dhe grupet kriminale venezueliane si organizata terroriste globale. Shtetet e tjera të Karaibeve kanë mbështetur operacionet kundër drogës të administratës amerikane, ndërsa Shtëpia e Bardhë thekson gatishmërinë e Trump për të përdorur “çdo element të fuqisë amerikane” për të ndaluar transportin e lendeve narkotike ,.

Pas kësaj lëvizje të Shteteve të Bashkuara, Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha se nuk kishte asnjë mundësi që trupat Amerikanë të pushtonin vendin e tij .

Maduro bëri këtë deklaratë ndërsa mbikqyrte stërvitjen e ushtrisë së Venezuelës.

Pamjet e seancave stërvitore u publikuan nga televizioni shtetëror i Venezuelës me titujt se vendi nuk do të dorëzohej përballë presionit të Washingtonit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlore arrestohet 35 vjecari goditi me thike dy persona dhe perplasi me makine 68b1b35411497
Lajmi i mëparshëm

Vlorë/ Arrestohet 35-vjeçari, goditi me thikë dy persona dhe përplasi me makinë…

si te shkojne femijet te sigurt ne shkolle policia e kosoves jep udhezime per prinderit 68b1b56e8f435
Lajmi i radhës

Si të shkojnë fëmijët të sigurt në shkollë? Policia e Kosovës jep udhëzime për prindërit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë