trump serish viral ne rrjet presidenti ngaterrohet kur flet per krimean e madhe sa teksasi dhe ne mes te oqeanit 68a7406b47615

Trump sërish viral në rrjet, Presidenti ngatërrohet kur flet për Krimean: E madhe sa Teksasi dhe në mes të oqeanit

August 21, 2025
1 minut lexim

Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë që ka ngjallur reagime në mediat ndërkombëtare, sidomos në ato ukrainase.

Gjatë një interviste radiofonike me gazetarin konservator Mark Levin, Presidenti amerikan foli për gadishullin e Krimesë duke e përshkruar si një territor të madh “sa Teksasi” dhe e vendosi atë “në mes të oqeanit”.

“Krimea është gjigante, do të thoja sa madhësia e Teksasit ose diçka e tillë, në mes të oqeanit. Dhe është e bukur”, tha Trump.

Gazetari Levin e ndërpreu menjëherë, duke i kujtuar se Krimea përballet me Detin e Zi dhe jo me oqeanin. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte krahasimi i Trump-it me shtetin amerikan të Teksasit.

Sipas Kyiv Independent, gafa është e dukshme: Krimea është rreth 26 herë më e vogël se Teksasi. Deklarata e Trump është pasqyruar gjerësisht në mediat ukrainase, të cilat e cilësuan këtë një tjetër shembull të mungesës së saktësisë së ish-presidentit kur flet për çështjet gjeopolitike.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani mban stervitjet e para ushtarake pas luftes me izraelin 68a73eb383487
Lajmi i mëparshëm

Irani mban stërvitjet e para ushtarake pas luftës me Izraelin

aki shpalli emrin e bartesit te listes per keshilltare ne qytetin e shkupit 68a741d6e3a56
Lajmi i radhës

AKI shpalli emrin e bartësit të listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë