trump putin dhe zelensky e urrejne njeri tjetrin por mund tja dalim per paqen 68f67ac6bda3c

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

October 20, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur ditën e sotme për mediat, lidhur me dhënien fund të luftërave që po vijojnë në botë. Sipas mediave të huaja, Trump tha se lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, problemi qëndron të dy liderët, të cilët sipas tij e urrejnë njëri-tjetrin.



“Janë Rusia dhe Ukraina, dhe mendoj se do t’ia dalim, por ka rezultuar e keqe sepse ke dy udhëheqës që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin”, tha mes të tjerash Trump.

“Ata e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo e bën paksa të vështirë”, shtoi Trump më tej.

Trump u pyet gjithashtu nga gazetarët nëse mendon se Ukraina mund ta fitojë luftën.

“Nuk mendoj se do ta fitojnë, por prapëseprapë mund ta fitojnë, nuk thashë kurrë se do ta fitonin”, tha Trump, duke e lënë disi të pakuptueshme përgjigjen e tij.

“Thashë se mund të fitonin, çdo gjë mund të ndodhë. Lufta është një gjë shumë e çuditshme, ndodhin shumë gjëra të këqija”, përfundoi Trump.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump ia ben te qarte kines do nenshkruaje nje marreveshje tregtare ndryshe do te perballet me tarifa te reja 68f67688cd521
Lajmi i mëparshëm

Trump ia bën të qartë Kinës: Do nënshkruajë një marrëveshje tregtare, ndryshe do të përballet me tarifa të reja

pas deklarates se te riut qe e puthi reagon loredana brati i dridheshin duart jepi detajet tamam 68f67cd17f235
Lajmi i radhës

Pas deklaratës së të riut që e puthi, reagon Loredana Brati: I dridheshin duart, jepi detajet tamam

Të fundit nga

ShkoLartë