trump pret netanyahun per te biseduar per armepushimin ne gaze 686b96f1ec388

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

July 7, 2025
1 minut lexim

Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po rriten.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.

Trump u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit.

Ai tha se mendon se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë.

“Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha në anën tjetër Netanyahu.

“Unë besoj se biseda me presidentin Trump mund të ndihmojë në avancimin e këtij rezultati, për të cilin të gjithë shpresojmë”, tha ai përpara se të nisej drejt SHBA-së.

Izraeli dhe Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – nisën bisedimet jodirekte për një propozim të SHBA-së, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve, të dielën në Katar.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht arritjen e marrëveshjes, mund të tejkalohen.

Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është e treta e tij që kur Trump u rikthye në detyrë në muajin janar.

Ajo vjen pas vendimit të Trumpit për t’u bashkuar me luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar centralet bërthamore iraniane.

Pas ndërmjetësimit të një armëpushim mes këtyre dy vendeve, Trump bëri të ditur se fokusin e ka tani në përpjekjet për të ndalur luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Ajo nisi pasi ky i fundit sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe marrë peng qindra të tjerë.

Izraeli u përgjigj me një ofensivë të ashpër sulmesh në Rripin e Gazës, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore atje, ka vrarë mbi 57.000 palestinezë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jeni ne rrezik shtojcat e rreme te firefox it vjedhin te dhena 686b96b64e24f
Lajmi i mëparshëm

Jeni në rrezik, shtojcat e rreme të Firefox-it vjedhin të dhëna

fairphone 6 merr noten 10 per lehtesine ne riparim 686b9895c4b3c
Lajmi i radhës

Fairphone 6 merr notën 10 për lehtësinë në riparim

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë