trump presion zelenskit me harten e ukraines i tregon zonat qe kontrollojne ruset 68a40f16892fa

Trump presion Zelenskit me hartën e Ukrainës, i tregon zonat që kontrollojnë rusët

August 19, 2025
1 minut lexim

Presidenti Donald Trump i prezantoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një hartë të madhe që tregonte se 20 për qind e vendit të tij është nën kontrollin rus.

Harta mund të shërbejë si një mjet presioni mbi Zelensky-n për të marrë në konsideratë dorëzimin e disa territoreve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Ajo gjithashtu tregon se Trump është i gatshëm të ushtrojë presion mbi Ukrainën që të heqë dorë nga një pjesë e tokës për të arritur një marrëveshje me Rusinë dhe për të shpëtuar miliona jetë.
Zelensky ishte në Shtëpinë e Bardhë të hënën për bisedime historike me presidentin Donald Trump, të cilat synonin t’i jepnin fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Dy liderët mbajtën një ton shumë më miqësor se sa në përplasjen e tyre fatale në Zyrën Ovale në shkurt, që përfundoi me “përzënien” e presidentit ukrainas nga Shtëpia e Bardhë.

Zelensky u shoqërua nga kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe të tjerë.
Që nga fillimi i luftës katërvjeçare, forcat ushtarake ruse kanë marrë kontrollin e gati 20 për qind të vendit.
Harta e paraqitur në Zyrën Ovale kishte të hijëzuar me rozë zonën e kontrolluar nga Putini.

Putin ka kërkuar kontrollin e pjesës së mbetur të Donbasit për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Zelensky-n.

Aktualisht, Rusia kontrollon pjesën më të madhe të territorit të Donbasit, si dhe zona të gjera në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderroi jete pas mbushjes se dhemballes detaje te reja nga ngjarja ne devoll dyshohet se pesoi infarkt 68a40ea4e127a
Lajmi i mëparshëm

Ndërroi jetë pas mbushjes së dhëmballës/ Detaje të reja nga ngjarja në Devoll, dyshohet se pësoi infarkt

heqja dore nga donbasi si te hiqte dore shba ja nga florida merz e gjithe evropa te marre pjese ne garancite e sigurise 68a410c595cf2
Lajmi i radhës

“Heqja dorë nga Donbasi, si të hiqte dorë SHBA-ja nga Florida”, Merz: E gjithë Evropa të marrë pjesë në garancitë e sigurisë

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë