Presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa ka përuruar fushën e tij të re të golfit në Skoci, është pyetur nga një gazetar se çfarë do t’i thotë më pas Benjamin Netanyahut, kryeministrit të Izraelit.
Trump është përgjigjur duke thënë se, po punon bashkë me të “për t’i rregulluar gjërat”.
Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen pas bisedimeve të tij me Kryeministrin e Skocisë, John Swinney, gjatë të cilave është diskutuar situata në Gaza. Ndërsa, mediat kanë raportuar se Swinney ka theksuar nevojën për më shumë veprim në territorin palestinez.
Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri britanik Keir Starmer i ka paraqitur Trump-it një plan paqeje të udhëhequr nga Evropa për Gazën. Ndërsa, Trump ka thënë se për momentin fokusi i tij ishte futja e ndihmave humanitare në territor, ndërsa bisedimet për paqen do të pasojnë më vonë.
Burimi: botasot.info


