trump per raportet me evropen ata me trajtojne mire por ka sfida serioze 69709fe87fb81

Trump për raportet me Evropën: Ata më trajtojnë mirë, por ka sfida serioze

January 21, 2026
1 minut lexim

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, foli për raportet me liderët evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

I pyetur për marrëdhëniet me ta, Trump tha se nuk ka komunikuar së fundmi, por se thotë se ka raporte të mira.

“Nuk kam folur me ta që nga postimet në rrjetin Truth Social, por mendoj se kaloj shumë mirë. Dua të them, ata gjithmonë më trajtojnë mirë. Ata bëhen paksa të ashpër, kur, e dini… nuk jam andejpari, por kur jam, më trajtojnë shumë mirë”, shtoi presidenti amerikan, raporton “The Guardian”.

Trump shtoi se i pëlqen të dy liderët, por kritikoi politikat e tyre, duke theksuar se Franca dhe Britania përballen me probleme serioze të imigrimit dhe energjisë. Ai u shpreh kundër përdorimit të energjisë së erës dhe tha se Britania duhet të shfrytëzojë më shumë pasuritë e Detit të Veriut, ashtu siç bën Norvegjia.

“Kanë potencial të madh për t’i rregulluar vendet e tyre”, përfundoi presidenti amerikan.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndodh per here te pare ne nje shekull liturgjia dhe bekimi i ujit behen ne gjuhen shqipe ne maqedonine e veriut 69709fe526e7d
Lajmi i mëparshëm

Ndodh për herë të parë në një shekull, liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

15 vite nga 21 janari rama per berishen deshi te tregonte se te vret me te vertete 6970a4953ed4d
Lajmi i radhës

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

Të fundit nga

ShkoLartë