trump paralajmeron marreveshje me iranin dhe hapje te ngushtices se hormuzit 6a2d98f81c662

Trump paralajmëron marrëveshje me Iranin dhe hapje të Ngushticës së Hormuzit

June 13, 2026
1 minut lexim

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e re me Iranin pritet të nënshkruhet nesër, ndërsa pas saj Ngushtica e Hormuzit do të hapet për lundrim për të gjitha vendet, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në raportet ndërkombëtare dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump ka thënë se marrëveshja aktuale me Iranin është krejtësisht e ndryshme nga marrëveshja bërthamore e arritur gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama, e njohur si JCPOA, të cilën ai e ka kritikuar ashpër.

Sipas tij, marrëveshja e mëparshme përbënte “një rrugë të lehtë dhe të rrezikshme drejt armës bërthamore”, ndërsa marrëveshja e re, siç tha ai, është “e kundërta”, duke e cilësuar si një mekanizëm që synon të bllokojë çdo mundësi të Iranit për të siguruar armë bërthamore.

“Faktikisht, ata nuk duan më armë bërthamore dhe nuk do të kenë një të tillë, qoftë përmes blerjes, zhvillimit apo ndonjë forme tjetër sigurie”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se marrëdhëniet aktuale të SHBA-së me Iranin janë “më të mira dhe më ndryshe” se në të kaluarën.

Trump ka paralajmëruar se, në një fazë të mëvonshme, Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin hapa për të siguruar dhe shkatërruar materialin bërthamor që ndodhet në objektet iraniane, pasi situata të jetë stabilizuar.

“Presim të punojmë me Iranin dhe me gjithë Lindjen e Mesme për një periudhë të gjatë në të ardhmen. Shpresojmë që ky proces të ecë shpejt dhe pa probleme, por nëse jo, ne kemi alternativën përfundimtare, e cila shpresojmë të mos përdoret kurrë”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

thirrjet per bojkot te koncerteve te ylli limanit ja cfare thote rama 6a2d98ac94e74
Lajmi i mëparshëm

Thirrjet për bojkot të koncerteve të Ylli Limanit, ja çfarë thotë Rama!

me indrin nuk do te kishte funksionuar klevisa nuk duhet ta fitoje moza 6a2d99bd48f57
Lajmi i radhës

“Me Indrin nuk do të kishte funksionuar”, Klevisa: Nuk duhet ta fitojë Moza

Të fundit nga

ShkoLartë