trump paralajmeron kanadane nese nenshkruan me kinen shba ja do vendose tarife 100 697504d967f73

Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-ja do vendosë tarifë 100%

January 24, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur për herë të parë kryeministrin e Kanadasë, David Carney, “Guvernator Carney” që kur ky i fundit u zgjodh në post.

Në një postim në platformën e tij Truth, Trump paralajmëroi Kanada-n për pasojat e një marrëveshjeje të mundshme me Kinën, duke përdorur fjalë të forta.

“Nëse Guvernatori Carney mendon se do ta bëjë Kanadanë një ‘Port Dorëzimi’ për Kinën, për të dërguar mallra dhe produkte në Shtetet e Bashkuara, ai është thellësisht i gabuar. Kina do ta ‘gëlltisë’ Kanadanë tërësisht, duke përfshirë shkatërrimin e bizneseve të tyre, strukturës sociale dhe mënyrës së përgjithshme të jetesës. Nëse Kanada nënshkruan një marrëveshje me Kinën, ajo menjëherë do të goditet me një tarifë 100% ndaj të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”-shkruan Trump.

Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë që Kanadaja të shërbejë si “port dorëzimi” për mallrat kineze, dhe paralajmëroi për një tarifë prej 100% mbi të gjitha produktet kanadeze që hyjnë në SHBA në rast se marrëveshja me Kinën do të nënshkruhet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

themelorja ne prizren ka pranuar disa kerkesa per paraburgim ndaj 23 personave per manipulim votash 697504beec8db
Lajmi i mëparshëm

Themelorja në Prizren ka pranuar disa kërkesa për paraburgim ndaj 23 personave për manipulim votash

planet e shba se per zhvendosjen e xhihadisteve nga burgjet siriane 1 mije te burgosur priten te mberrijne ne irak 697506a0ae4cc
Lajmi i radhës

Planet e SHBA-së për zhvendosjen e xhihadistëve nga burgjet siriane, 1 mijë të burgosur priten të mbërrijnë në Irak

Të fundit nga

ShkoLartë