trump paralajmeron bllokimin e ngushtices se hormuzit pas deshtimit te negociatave 69dbd5c6510ff

Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
min lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, pas dështimit të negociatave SHBA-Iran në Islamabad.



Në një postim në Truth Social, Trump, njoftoi se ka urdhëruar Marinën amerikane të ndalojë çdo anije që kalon në këtë rrugë ujore nëse dyshohet se ka paguar taksa ndaj Iranit, si dhe të shkatërrojë minat detare të vendosura në zonë.

“Kam urdhëruar Marinën tonë të gjejë dhe të kapë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar taksë Iranit. Askush që paguan një taksë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur. Çdo iranian që qëllon drejt nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të shkatërrohet. Bllokada do të fillojë së shpejti,”shprehet ai

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo sulm ndaj forcave amerikane ose anijeve civile do të marrë “përgjigje të ashpër”, duke theksuar se Irani nuk ka treguar vullnet për të hequr dorë nga ambiciet bërthamore.

“Pas afërsisht 20 orësh negociatash ka vetëm një gjë që ka rëndësi, Irani nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore! Në shumë mënyra, pikat për të cilat u ra dakord janë më të mira sesa të vazhdojmë operacionet tona ushtarake deri në përfundim, por të gjitha këto pika nuk kanë rëndësi krahasuar me lejimin që Energjia Bërthamore të jetë në duart e njerëzve kaq të paqëndrueshëm, të vështirë dhe të paparashikueshëm”, thotë ai.

Në një postim të dytë në Truth, Trump thotë se “Irani premtoi të hapte Ngushticën e Hormuzit, dhe ata me vetëdije dështuan ta bënin këtë”.

“Kjo shkaktoi ankth, zhvendosje dhe dhimbje te shumë njerëz dhe vende në të gjithë botën. Siç premtuan, është më mirë të fillojnë procesin e hapjes së shpejtë të kësaj rruge ujore ndërkombëtare!”

Duke folur për negociatat e Islamabadit, ai tha se është “informuar plotësisht” nga zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe negociatori Jared Kushner, ndërsa vlerëson përpjekjet e kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif dhe ekipit të tij.

Ai thotë se pas “afërsisht 20 orësh” negociatash “ka vetëm një gjë që ka rëndësi – Irani nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore!”

“Në shumë mënyra, pikat për të cilat u ra dakord janë më të mira sesa të vazhdojmë operacionet tona ushtarake deri në përfundim, por të gjitha këto pika nuk kanë rëndësi krahasuar me lejimin që Energjia Bërthamore të jetë në duart e njerëzve kaq të paqëndrueshëm, të vështirë dhe të paparashikueshëm”, thotë ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

transportonte gjashte migrante ne veturen me targa bullgare u arrestua shtetasi i maqedonise se veriut 69dbc48e8772a
Lajmi i mëparshëm

Transportonte gjashtë migrantë në veturën me targa bullgare, u arrestua shtetasi i Maqedonisë së Veriut

pse duhet ti buzeqeshni qenit tuaj studiuesit zbulojne ndikimin e jashtezakonshem 69dbd6b94d02c
Lajmi i radhës

Pse duhet t’i buzëqeshni qenit tuaj? Studiuesit zbulojnë ndikimin e jashtëzakonshëm

Të fundit nga

ShkoLartë