trump paralajmeroi masa te forta ndaj tyre irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e protestuesit 26 vjecar 696945280ad48

Trump paralajmëroi masa të forta ndaj tyre, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e protestuesit 26-vjeçar

January 15, 2026
1 minut lexim

Gjyqësori iranian ka mohuar se ka planifikuar ekzekutimin e një 26-vjeçari të arrestuar në lidhje me protestat e fundit që kanë përfshirë vendin, pas raportimeve që ngritën shqetësime serioze ndërkombëtare.

Organizata kurde për të drejtat e njeriut Hengaw, me seli në Norvegji, deklaroi më herët këtë javë se familjes së Erfan Soltanit, 26 vjeç, i ishte thënë se ai do të ekzekutohej të mërkurën, vetëm disa ditë pas arrestimit të tij. Më vonë, Hengaw njoftoi se ekzekutimi ishte “shtyrë”, por paralajmëroi se ekzistojnë ende “shqetësime serioze dhe të vazhdueshme” për jetën e të riut.

Nga ana tjetër, gjyqësori iranian deklaroi se Soltani përballet me akuza për “bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare”, vepra që sipas autoriteteve nuk parashikojnë dënim me vdekje.

Edhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se nuk ka “asnjë plan” për varjen e protestuesve. Këto deklarata erdhën pasi Trump kërcënoi me “masa shumë të forta” nëse Irani do të kryente ekzekutime, në një klimë tensionesh të shtuara dhe spekulimesh për veprime të mundshme ushtarake amerikane.

Megjithatë, Hengaw i tha BBC-së se Soltanit i është mohuar qasja në një avokat dhe se familja e tij nuk është informuar zyrtarisht për akuzat ndaj tij. Sipas organizatës dhe familjarëve, ai u arrestua në shtëpinë e tij të enjten e kaluar, në lidhje me protestat në qytetin Fardis, në perëndim të Teheranit. Gjyqësori iranian, ndërkohë, pretendon se arrestimi ka ndodhur gjatë “trazirave” të së shtunës dhe se ai po mbahet në një burg në Karaj.

Kryetari i gjykatës së Iranit, Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, ka mbështetur gjykime dhe ndëshkime të shpejta për të arrestuarit që i cilëson si “rebelë”.

“Ata që kanë kryer akte të rënda dhune duhet të gjykohen dhe ndëshkohen sa më shpejt,” tha ai në një deklaratë video, duke theksuar se vonesat do të ulnin efektin e ndëshkimit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

misteri i fondeve qe shteti i serbise ndan per qendren serbo ruse ne nish 69694374951f3
Lajmi i mëparshëm

Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish

kushtetuesja arresti i shtepise per berishen i tejzgjatur 69694852d1b78
Lajmi i radhës

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë