trump nuk ka raketa tomahawk per ukrainen ruttevendimi i takon shba se 690879543f9d0

Trump: Nuk ka raketa “Tomahawk” për Ukrainën, Rutte:Vendimi i takon SHBA-së

November 3, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se për momentin nuk po shqyrton një marrëveshje që do t’i lejonte Ukrainës të siguronte raketa me rreze të gjatë veprimi të tipit “Tomahawk” për t’i përdorur kundër forcave ruse.

Në një deklaratë për gazetarët në Uashington, Trump tha se nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën dhe se çdo vendim për këtë çështje do të merret me kujdes.

 “Jo, jo tamam… Nuk po e shqyrtojmë për momentin këtë opsion. Por, ndoshta në të ardhmen mund të ndryshojmë qëndrim”, tha Trump.

Presidenti amerikan u pyet lidhur me mundësinë që raketat “Tomahawk” t’u shiten vendeve të NATO-s, të cilat më pas mund t’i transferonin ato në Ukrainë. Këto raketa kanë rreze veprimi deri në 2 500 kilometra, mjaftueshëm për të goditur objektiva brenda territorit rus, përfshirë edhe Moskën.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili u takua me Trump-in në Shtëpinë e Bardhë në tetor, tha se çështja mbetet nën shqyrtim.

“Kjo është një çështje që duhet të vendoset nga Shtetet e Bashkuara. NATO po e ndjek me kujdes çdo zhvillim”, tha ai.

Nga ana tjetër, Kremlini ka paralajmëruar se çdo furnizim i Ukrainës me raketa “Tomahawk” do të përbënte, siç e ka quajtur, “një nivel të ri eskalimi” në konfliktin e përgjakshëm që po vazhdon prej më shumë se tre vitesh.

Sipas analistëve ndërkombëtarë, qëndrimi i Trump-it shihet si përpjekje për të ruajtur balancën mes mbështetjes për Ukrainën dhe shmangies së përfshirjes më të thellë të SHBA-së në luftë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka përsëritur kërkesën që vendi i tij të pajiset me armë të avancuara për t’u përballur me ofensivën ruse.

Por, për momentin, raketat “Tomahawk” mbeten jashtë opsioneve që Uashingtoni është gati të marrë në shqyrtim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrofsh sa malet berisha paraqitet ne spak jashte prokurorise se posacme e presin disa simpatizante 690878e951203
Lajmi i mëparshëm

“Rrofsh sa malet”/ Berisha paraqitet në SPAK, jashtë Prokurorisë së Posaçme e presin disa simpatizantë

perdori avionin e qeverise per te ikur ne koncertin e te dashures se tij shkarkohet zyrtari i larte i fbi se 69087b06c9a67
Lajmi i radhës

Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

Të fundit nga

ShkoLartë