trump nuk do ta takoj putinin nese nuk eshte gati per marreveshje 68fdd1362ace2

Trump: Nuk do ta takoj Putinin nëse nuk është gati për marrëveshje

October 26, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të humbasë kohë që ta takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nëse lideri i Kremlinit nuk është gati të bëjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Duhet ta dini se do ta arrijmë një marrëveshje. Nuk do të humb kohë kot”, u ka thënë Trump gazetarëve më 25 tetor sa ka qenë duke udhëtuar për në Majalzi, ku e ka nisur turneun e tij aziatik.

“Kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mrekullueshme me Vladimir Putinin, mirëpo kjo ka qenë tepër zhgënjyese. Kam menduar se kjo luftë do të përfundonte para se të arrihej paqja në Lindje të Mesme”, ka shtuar ai.

Trump ka biseduar me Putinin javën e kaluar dhe ka thënë se planifikon ta takojë atë në Budapest brenda disa javësh.

Megjithatë, presidenti amerikan e ka anuluar më vonë takimin, duke thënë se palët do të takohen më vonë.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters e ka cituar një zyrtar amerikan të ketë thënë se administrats Trump ka përgatitur sanksione shtesë kundër ekonomisë ruse, të cilat mund të zbatohen nëse Putin e refuzon marrëveshjen për paqe.

Shtetet e Bashkuara i kanë tronditur tregjet e energjisë në gjithë botën më 22 tetor, kur kanë njoftuar se do t’i sanksionojnë kompanitë ruse të energjisë, Rosneft dhe Lukoil, të cilat besohet se përmes eksporteve të naftës, e financojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një ditë më vonë, edhe Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Rosneftit dhe Gazpromneftit, një tjetër kompani e madhe e naftës, degë e gjigantit shtetëror rus, Gazprom.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netflix mbyll studion qe fshihej pas videolojes squid game unleashed 68fdd0ef15021
Lajmi i mëparshëm

Netflix mbyll studion që fshihej pas videolojës Squid Game: Unleashed

dy arinj futen ne nje depo ushqimore ne dragash pronari i xhiron momentet e pazakonta 68fdd8162e0f9
Lajmi i radhës

Dy arinj futen në një depo ushqimore në Dragash – pronari i xhiron momentet e pazakonta

Të fundit nga

ShkoLartë