trump njofton tarifa prej 25 per qind per korene e jugut dhe japonine 686c23aa7dbe8

Trump njofton tarifa prej 25 për qind për Korenë e Jugut dhe Japoninë

July 7, 2025
1 minut lexim

SHBA planifikon të vendos një taksë prej 25% për produktet që hyjnë në vend nga Koreja e Jugut dhe Japonia duke filluar nga 1 gushti, njoftoi presidenti Donald Trump.

Trump njoftoi tarifat në rrjete sociale duke ndarë letra që ai tha se u ishin dërguar udhëheqësve të të dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se pret të dërgojë mesazhe të ngjashme në shumë vende në ditët në vijim, pasi pauza 90-ditore që vendosi në disa nga tarifat e saj më agresive do të skadojë, shkruan BBC.

Bëhet e ditur se dy letrat e para sugjerojnë se Trump mbetet i përkushtuar ndaj shtytjes së tij fillestare për tarifat, me pak ndryshime nga normat e shpallura në prill.

Në atë kohë, ai tha se po kërkonte të vendoste tarifa prej 24% për mallrat nga Japonia dhe një tarifë prej 25% për produktet e prodhuara në Korenë e Jugut.

Këto tarifa u përfshinë në një njoftim më të madh për “Ditën e Çlirimit”, i cili vendosi tarifa për mallrat nga vende të ndryshme të botës.

Pas protestave dhe trazirave në tregjet financiare pas njoftimit fillestar të tarifave, Trump pezulloi disa nga taksat e importit për të lejuar bisedimet.

Ky afat skadon më 9 korrik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dosja sekrete e nazim bllaces emrat e zyrtareve te ldk se 16 raste te vrasjeve e tentim vrasjeve 686c2281c8513
Lajmi i mëparshëm

Dosja sekrete e Nazim Bllacës, emrat e zyrtarëve të LDK-së: 16 raste të vrasjeve e tentim vrasjeve

kek njofton sindikatat per ndarjen e thengjillit per punonjesit 686c2a76cccc8
Lajmi i radhës

KEK njofton sindikatat për ndarjen e thëngjillit për punonjësit

Të fundit nga

ShkoLartë