trump ngushtica e hormuzit te ruhet nga vendet qe e perdorin jo nga shba 69bdd59e1a25a

Trump: Ngushtica e Hormuzit të ruhet nga vendet që e përdorin, jo nga SHBA

March 21, 2026
1 minut lexim

Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të reduktojnë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke theksuar se objektivat ndaj Iran janë drejt përmbushjes.

Në një postim në Truth Social, Trump u shpreh se Ngushtica e Hormuzit duhet të ruhet nga vendet që e përdorin dhe jo nga SHBA. “Ajo duhet të mbikëqyret nga kombe të tjera, SHBA nuk e përdor”, theksoi ai.

Megjithatë, presidenti shtoi se nëse kërkohet, SHBA-të mund të ndihmojnë vendet e tjera në garantimin e sigurisë së ngushticës, por sipas tij kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi “kërcënimi i Iranit të jetë zhdukur”.

Trump e cilësoi gjithashtu ruajtjen e Hormuzit si një operacion “të lehtë ushtarak” për vendet e rajonit, duke sinjalizuar një rol më të kufizuar të SHBA-së në këtë zonë strategjike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas fitores me cagliarin conte askush nuk mund te na pengoje te shohim para 69bdd562ba2ec
Lajmi i mëparshëm

Pas fitores me Cagliarin, Conte: Askush nuk mund të na pengojë të shohim para..

opozita te dielen proteste kombetare korreshi koha qe qytetaret te shprehin mllefin 69bdd7b99928d
Lajmi i radhës

Opozita të dielën protestë kombëtare, Korreshi: Koha që qytetarët të shprehin mllefin!

Të fundit nga

ShkoLartë